Një pikturë e realizuar nga artisti austriak Gustav Klimt, e cila besohej se ishte zhdukur prej 100 vitesh u gjend në Vjenë.
Portreti i Fraulein Lieser i përkiste dikur një familjeje hebre në Austri dhe për herë të fundit u pa në publik më 1925-ën.
Fati i saj pas kësaj periudhe është ende i paqartë, por familja që e ka aktualisht, e zotëron prej vitit 1960.
Shtëpia e famshme e ankandit “im Kinsky” e ka vlerësuar këtë vepër me shifrën 54 milionë dollarë.
“Një pikturë kaq e rrallë, me një vlerë të dukshme artistike nuk ka qenë e pranishme në treg për dekada me radhë”, thanë përfaqësues të “im Kinsky”.
Në datën 24 prill 2024, kjo pikturë do të dalë në ankand, por më parë të jetë prezente në disa shfaqje publike në Angli, Zvicër, Gjermani dhe Hong Kong.
Veprat e Klimt kanë thyer rekorde më herët. Një nga pikturat e tij është shitur 99.8 milionë euro në korrik të vitit që shkoi, duke u bërë vepra më e shtrenjtë artistike e shitur ndonjeherë në një ankand të Europës.
Artikuj të sugjeruar: