Reperet e famshme, Megan Thee Stallion dhe Nicki Minaj janë duke krijuar një dramë të re që ka përfshirë të gjithë TikTok-un. Ndonëse ato kanë bërë një bashkëpunim në vitin 2019, duket se i kanë ndërprerë marrëdhëniet dhe po i drejtohen diss-eve.
Le të themi se kënga e re “Hiss” e Megan ishte një super diss dhe për këtë bien dakord njerëzit në rrjetet sociale. Megan riktheu në vëmendje faktin që bashkëshorti i Nicki-t është akzuar për tentativë përdhunimi të një minoreneje.
“Këto k*rva nuk janë të nxehura me Megan/ Këto k*rva janë të nxehur me ligjin e Megan-it*/ Nuk e di vërtet se ku është problem/ Por ju garantoj të gjithëve që nuk do të donit që unë të filloja”.
Ligji i Megan (Megan’s Law)* është ligj federal në SHBA dhe u kërkon autoriteteve që të publikojnë informacione mbi rastet e ngacmuesve dhe abuzuesve të fëmijëve. Ligji u krijua pas vdekjes së Megan Kanka, 7 vjeç, e cila u përdhunua dhe u vra në vitin 1994 nga fqinji i saj Jesse Timmendequas. Ky i fundit ishte dënuar për ngacmimin e fëmijëve.
Kunja e Megan gërmon në të shkuarën e bashkëshortit të Nicki-t, pasi Petty (45 vjeç), u shpall fajtor për tentativën e përdhunimit të një 16-vjeçareje, Jennifer Hough. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1995 dhe Petty është i regjistruar në listën e ngacmuesve dhe përdhunuesve të fëmijëve.
Pas diss-it të Megan, Minaj hyri live live në Instagram dhe tregoi pak nga kënga e re, e cila jo rastësisht është po ashtu një kundërpërgjigje për Megan, referuar ngjarjes ku Tory Lanez i qëlloi me armë në këmbë Megan. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg në gusht 2023.
“Ajo k*rvë ra/ Unë i thashë çohu dhe rri me këmbën e padëmtuar”, ishte një pjesë e tekstit të këngës së Minaj.
Reperja e “Savage” dhe Nicki kanë bashkëpunuar në këngën “Hot Girl Summer” në vitin 2019, ndaj është e paqartë se pse nisi drama mes tyre. Gjithsesi, mendohet se shkak mund të jetë bashkëpunimi i Megan me Cardi B për këngë “WAP”. Cardi dhe Nicki prej kohësh kanë pasur disa situata aspak miqësore.
Artikuj të sugjeruar: