Muzika

Justin publikon një këngë me të njëjtin titull si Britney dhe interneti iu përgjigj siç di vetë

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2024

Justin publikon një këngë me të njëjtin titull si

Justin Timberlake publikoi këngën e tij “Selfish”, me titullin e njëjtë si kënga e Britney Spears, e publikuar në vitin 2011. Sigurisht, kjo s’i shpëtoi internetit i cili bëri atë që di të bëjë më mirë: Të kundërpërgjigjet.
 
Interneti vendosi që të rikthejë në krye të listave këngën 13-vjeçare të Brit, të nxitur nga një postim në Tëitter. Një person bëri shaka, duke thënë se “Britney do të publikojë(nte) këngën “Seflish” më 25 janar”, duke rikthyer hitin e saj “Selfish” nga albumi “Femme Fatale” (2011).

Kënga menjëherë u pozicionua në krye të listës në iTunes, ndërsa “Selfish” nga Justin Timberlake, e treta.

Personi që nisi të gjithë këtë lëvizje në X (ish-Twitter), në një intervistë për Entertainment Weekly u shpreh se e gjitha nisi si një shaka kur Justin njoftoi se do të publikonte këngën e tij të parë, pas 5 vitesh. “Pastaj të gjithë u bashkuam dhe thamë se Britney Spears do të rikthehet me një këngë “të re”. Ende s’e besoj që u bë kaq e madhe dhe i shohim rezultatet”, duke shtuar se janë të gjithë të lumtur që kënga po rikthehet pas kaq shumë vitesh.

Justin publikon një këngë me të njëjtin titull si
 
Justin Timberlake është në radarin e fansave të Britney-t, pas publikimit të librit të saj me kujtime “The Woman in Me”, në të cilën rrëfente aspekte të patreguara më parë në marrëdhënien e saj me Timberlake, abortin dhe tradhtitë që të dy bënë ndaj njëri-tjetrit.

Artikuj të sugjeruar: