
Kris Jenner nuk i shpëtoi disa ironive online kur publikoi një video në Instagram duke përdorur filter në përpjekje për të promovuar linjën e re të grimit të Kim Kardashian.
Kaq u desh që fansat të nxisnin njëri-tjetrin duke e akuzuar Jenner për mungesë sinqeriteti në promovimin e produkteve sepse grimi saj nuk kishte asnjë të metë dhe nga ky detaj u kuptua përdorimi i filtrave që përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe fytyrës në tërësi.
“Më shumë filtra se Malboro Lights”, shkruan një fans në komentet e videos.
“Si mund të bësh grim me filter në video Kris”, shkruan një tjetër. Ndërsa një i tretë e pyet nëse mund ta shohin videon pa filtra.
Kris po grimohet në video nga grimierja e saj teksa bëhet gati për të shkuar në Paris Fashion Week.
Kjo nuk është hera e parë që Kris akuzohet nga fansat për filtra. Më herët, në gusht, ajo dhe grimierja e saj u akuzuan për publikim imazhesh të pavërteta pasi Jenner shfaqej pa pore dhe rrudha në fotot e publikuara asokohe.
Artikuj të sugjeruar: