@LeiaSfez Instagram
Shtatzënia konsiderohet si një periudhë magjike transformimi e trupit, por siç gocat V.I.P e kanë aprovuar, nuk ke pse të jesh e mërzitshme apo pa stil në veshje kur je duke pritur një bebush.
Sipas stilistëve, shtatzënia është fiks periudha për të përqafuar transformimin e siluetës dhe të gjitha sugjerimet që do japim në këtë artikull do i veshësh me bindje edhe kur trupi t’i kthehet normalitetit.
Tubino (fustan i gjatë, i ngushtë me teksturë vijash)
I rehatshëm, merr formën e trupit dhe tregon bukur gjithë siluetën.
@annelauremais/instagram
Fustan mëndafshi
Është minimalist dhe shumë i bukur. Jep ndjesinë dhe pamjen luksoze që të duhet nëse je e ftuar në një event dhe do të dukesh një yll.
@jeannedamas/Instagram
Fustan bluzë
Sportiv, merr sërish formën e siluetës, ka material pambuk (përgjithësisht) dhe është më shumë se i rehatshëm.
@nam_isackson/Instagram
Fustan i gjerë i derdhur
Ky ka qenë dhe do jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të shtatzënisë dhe nëse e zgjedh me kujdes mund të dukesh bukur, por do e veshësh edhe kur bebi të ketë ardhur në jetë.
@pernilleteisbaek/instagram
Fustanet A-Line
Këta janë fustanet e drejtë në prerje dhhe oversized me gjatësi mbi gju. Kombinuar me një palë taka ose të sheshta, pamja kompletohet pa mundim.
@eugenietrochu/instagram
Fustan këmishë
Emri flet vet, nëse do të dukesh bukur dhe të jesh rehat vish një fustan këmishë dhe vendosi një rrip në mes për ta bërë më stylish. Asgjë më shumë ose më pak.
@constancejablonski/instagram
Fustani që lidhet
Përdor lidhësen dhe ky fustan merr formën e trupit edhe kur muajt kalojnë dhe barku rritet.
@monicaainleydlv/instagram
Artikuj të sugjeruar:
- Tendencat që sollën gocat e famshme kur u shfaqën shtatzënë në tapetin e kuq
- A duhet t’i lyeni flokët gjatë shtatzënisë? Ja çfarë duhet të dini
- Instiktet prindërore: Studimi zbulon ç’i ndodh trurit gjatë shtatzënisë
- Pagjumësia gjatë shtatzënisë: 5 këshilla të vlefshme
- Nënat shtatzëna që ndjekin këtë dietë lindin fëmijë më të shëndetshëm