Sofia Richie zbuloi shtatzëninë përmes një intervistë në kopertinën e Vogue. Në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël, ajo tregoi se bashkë me partnerin janë në pritje të një vajze.
Por, nëse ka diçka për të cilën Sofia dallon është fakti se ajo mbetet një nga influencueset më me ndikim në botën e modës dhe tendencave dhe natyrisht që sytë e shumë vajzave janë nga ajo këto nëntë muaj, për të mësuar diçka më shumë rreth stilit të veshjes gjatë shtatzënisë.
“Unë nuk po bëj shumë blerje të reja, madje nuk mendoj se këto veshje të shtatzënisë do i përdor dhe më vonë. Nuk po ndërtoj nga fillimi një gardërobë të re të dedikuar për shtatzëninë time, përveçse disa pantallonave të mëdha që kam blerë së fundmi. Vazhdoj të vesh të njëjtat xhaketa dhe veshje,” tha ajo gjatë intervistës për Vogue.

Por, njësoj si Rihanna gjatë dy shtatzënive të saj, ikona e modës tha se nuk ka mundësi të shkojë për të bërë blerje në dyqane të veshjeve për gratë shtatzëna. “Më vjen keq për këtë, por nuk kam ndërmend që të zhduk ndonjë pjesë nga pamja ime, për më tepër që trupi po ndryshon,” shtoi ajo.

Rihanna e arriti qëllimin e saj gjatë dy shtatzënive, duke u kthyer në një frymëzim për shumë gra të famshme në pritjen e ëmbël. Kourtney Kardashian, Suki Waterhouse dhe Sienna Miller ishin vetëm disa që e ndoqën stilin e këngëtares duke zbuluar barkun e rrumbullakosur në çdo dalje publike dhe jo vetëm.
Sa i përket Sofia-s, modelja vazhdon të veshë të njëjtat pallto dhe pulovra të mëdha, sidomos gjatë muajve të fundit kur edhe u shtuan më shumë dyshimet për një shtatzëni, deri në pranimin publik të saj përmes kopertinën së Vogue.
“Unë jam gati të argëtohem dhe të hap krahët për të fluturuar në këtë përvojë të re,” përfundoi Richie, duke lënë besohet se në vazhdim mund të shohim më shumë barkun e rrumbullakosur dhe të zbuluar.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Page Six