
Aktori dhe komediani, Martin Short, 73 vjeç, ka reaguar pas aludimeve se është i lidhur me Meryl Streep. Aktori reagoi në episodin e ri të “Club Random with Bill Maher” dhe mohoi pretendimet.
“Nuk jemi çift, jemi thjesht miq të afërt”, tha ai në podkast, më pas, shtoi me shaka se janë një “poëer couple”. “Nuk ka asgjë më të fuqishmë në Hollyëood se sa një çift i fuqishëm. Ka funksionuar për Tom Cruise dhe Nicole Kidman, edhe për Brad Pitt dhe Angelina Jolie”.

Thashethemet për një lidhje mes Short dhe Streep nisën të qarkullonin pasi njerëzit i panë aktorët goxha të afërt në ceremoninë e Golden Globes. Gjithsesi, edhe një burim konfirmoi për People se ata janë thjesht miq shumë të mirë dhe asgjë më shumë.
Martin Short ka qenë i matuar me Nancy Dolman, që prej vitit 1980, derisa ajo ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2010. Ata kanë tre fëmijë së bashku: Katherine Elizabeth, 40 vjeç, Oliver Patrick, 37 vjeç dhe Henry Hayter, 34 vjeç.

Sa i përket Streep, ajo dhe ish-bashkëshorti, Don Gummer, u ndanë pas 45 vitesh martesë. “Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë prej më shumë se 6 vitesh. Ata do të kujdesen gjithnjë për njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur të ndajnë rrugët”, tha një zëdhënës i Streep për People.
Artikuj të sugjeruar: