Bota

SHBA/ Burri shqiptar vret ish-të dashurën 32-vjeçare dhe rrëmben vajzën e mitur

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2024

SHBA/ Burri shqiptar vret ish-të dashurën 32-vjeçare dhe

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Clearwater të Florida-s ku Renato Muhaj, 34 vjeç, ka vrarë ish-bashkëshorten 32-vjeçare dhe ka rrëmbyer vajzën e vogël 8 vjeç. Autoritetet amerikane ia kanë dalë ta arrestojnë dhe vajza është gjetur shëndoshë e mirë.
 
Renato u akuzua për vrasje të shkallës së parë, abuzim dhe rrëmbim të fëmijës bëri me dije shefi i policisë Mike Soux, në një deklaratë për shtyp. Mediat amerikane raportuan lajmin, duke thënë se hetimi nisi në orët e para të mëngjesit dhe se burri goditi prindërit dhe u mori me forcë telefonin që të mos kishin mundësi të kontaktonin me policinë për të marrë ndihmë.

SHBA/ Burri shqiptar vret ish-të dashurën 32-vjeçare dhe
 
Policia e zonës kërkoi ndihmën e autoriteteve në Largo dhe kontrolluan shtëpinë e Suela Saliaj, ish-e dashura e Renatos dhe nëna e fëmijës së tij, vajzës së vogël 8 vjeç, Alessia. Autoritetet shkuan në shtëpinë e saj dhe e gjetën vajzën të pajetë. “Një pjesë e hetimeve është ende në vijim, por qartazi, kemi të bëjmë me një vrasje”, u shpreh Soux.

Duke qenë se vajza e vogël nuk ndodhej në banesë, policët aluduan se mund të ishte marrë nga i ati. 5 orë më vonë, rreth orës 8:00 të mëngjesit, ata ranë në gjurmë të një makine, mideli “Kia Sportrage” (2017), i dyshuar si automjeti i tij. Në makinë u gjet Renato dhe Alessia. Ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim, ndërsa vajza tek anëtarët e familjes. Mënyra se si u gjet nuk dihet ende, pasi disa media raportojnë se u gjet përmes një gjobe parkimi, të tjera nga telefoni.

SHBA/ Burri shqiptar vret ish-të dashurën 32-vjeçare dhe
 
Ndonëse Suela dhe Renato ishin ndarë dhe jetonin në shtëpi të ndryshme, sërish kjo nuk e ndaloi 34-vjeçarin t’i merrte jetën ish-të dashurës. Arsyeja e vrasjes ende nuk dihet, si dhe për momentin nuk ka informacion nëse Suela kishte marrë urdhër mbrojtjeje ndaj Renatos.