Shkencë

Elon Musk zbulon detajet e eksperimentit me çip në trurin e njeriut

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2024

Elon Musk zbulon detajet e eksperimentit me çip në trurin e njeriut

Elon Musk ka treguar se Neuralink ka implantuar për herë të parë çipin në trurin e një njeriu. Ai ju drejtua X (ish-Twitter) për të ndarë lajmin se një pacient i paidentifikuar po e merr veten mirë pasi realizoi procedurën.

“Rezultatet paraprake tregojnë një nivel premtues të njohjes së lëvizjes së neuroneve”, tha Musk për kompaninë që zotëron dhe krijoi në 2016-ën. Ai nuk dha asnjë informacion më tepër rreth pacientit apo aplikimit e metodës së realizimit të procedurës.

Elon Musk zbulon detajet e eksperimentit me çip në trurin e njeriut

Çipi ka dhjetëra elektroda të vogla të cilat implantohen në tru dhe marrin fuqi nga sinjalet elektrike të neuroneve raporton Wall Street Journal. Ndërsa Reuters tregon se ky çip vendoset në atë zonë të trurit që kontrollon lëvizjen.

Musk zbuloi të hënën se shumë shpejt kompania në fjalë e zotëruar nga miliarderi do lançojë produktin e parë që do quhet Telepathy. Më herët, Elon ka thënë se implanti i trurit realizuar nga Neuralink do quhet Link, por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtin produkt.

Elon Musk zbulon detajet e eksperimentit me çip në trurin e njeriut

“Të parët që do e provojnë do jenë ata persona që kanë humbur përdorimin e gjymtyrëve”, ka pohuar Musk.

Në vitin 2022, miliarderi pranoi se edhe ai vetë do e provojë implantimin e çipit. Në maj të vitit 2023, Neuralink mori aprovimin nga qendra e Administrimit të Ushqimit dhe Ilaçeve për studim në njerëz dhe nisi me rekrutimin në shtator.

Artikuj të sugjeruar: