Celebrity

Jacob Elordi mund të mos jetë në “Euphoria 3” dhe rrjeti po çmendet

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2024

Jacob Elordi mund të mos jetë në “Euphoria 3” dhe

Lajmi se seriali Euphoria do ketë një sezon të tretë i gëzoi fansat më shumë se çdo gjë tjetër, por puna për të nuk ka nisur ende për disa arsye, duke nisur nga kriza e shkrimtarëve të Hollywood që ndaloi prodhimin nga industria, e deri te angazhimet e protagonistëve me karrierën e tyre duke nisur nga Zendaya e deri te Jacob Elordi.

Jacob Elordi mund të mos jetë në “Euphoria 3” dhe

Sam Levinson, skenaristi i serialit është ende duke shkruar sezonin që nuk dihet kur do nisë, megjithëse zërat thonë: Në një të ardhme të afërt.

Fakti që koha ka kaluar dhe aktorët janë rritur, e ka bërë shumë skeptik Jacob për rolin e tij. Në një intervistë për Jimmy Fallon, ai është shprehur se ka shumë rëndësi që skenari të zhvillojë dhe t’i rrisë ata në moshë, sepse as tiparet nuk janë më bindëse që aktorët janë në gjimnaz. Ironia që bëri në emisionin ku ishte ftuar, vuri në diskutim të gjithë linjën e ngjarjeve që po shkruhet nga skenaristët.

Jacob Elordi mund të mos jetë në “Euphoria 3” dhe

Kaq u desh që fansat të alarmohen duke dyshuar se aktori s’do jetë më pjesë e serialit. Lajmi nuk është konfirmuar ende, por fansat vazhdojnë të jenë në ankth.

I njëjti problem që ka në fokus moshën e aktorëve është kthyer në tematikë edhe për serialin “Stranger Things”, aktorët e të cilit po ashtu janë rritur dhe linja e ngjarjeve nuk përputhet me moshën reale dhe pamjen e tyre.

Vendimet për secilin serial pritet të bëhen publike së shpejti.

Artikuj të sugjeruar: