Thonjtë

Taylor Swift na provoi se kjo nuancë e thonjve do të jetë trend për këtë vit

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2024

Taylor Swift na provoi se kjo nuancë e thonjve do të jetë trend
FOTO: GETTY IMAGES

Skuadra ku luan i dashuri i këngëtares Taylor Swift, fitoi me rezultatin 10-17 duke siguruar një vend në SuperBowl. E kemi fjalën për Kansas City Chiefs, ku një prej lojtarëve është Travis Kelce.

Për të shijuar fitoren e partnerit, Taylor i dhuroi atij një puthje dhe interneti u çmend! Por, veçmas gjestit, sytë e gocave mbetën te manikyri i këngëtares. Thonj në nuancë “peach fuzz” apo e thënë më fjalë më të thjeshta: një tonalitet pjeshke i ëmbël.

Taylor Swift na provoi se kjo nuancë e thonjve do të jetë trend
FOTO: GETTY IMAGES

Kjo nuancë pasteli kremoze duket se do të jetë trendi i këtij viti dhe me shumë mundësi që estetistja e Taylor-it sapo bëri zhurmën e radhës. Këngëtarja e kombinoi ngjyrën me një pallto të trashë në ngjyrë argjendi me shkëlqim, duke shtuar element që e plotësuan më së miri look-un e saj.

Taylor Swift na provoi se kjo nuancë e thonjve do të jetë trend
FOTO: GETTY IMAGES

Përveç ngjyrës që ra në sy, Taylor u largua me thonjtë e saj tipikë në formë katrore, por jo të theksuar, pra një katrore me skaje të rrumbullakosura në mënyrë të lezetshme.

Goca, ja ku e morët një ide të re, direkt nga yjet për modelin e thonjve do të dominojë gjatë 2024-ës.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Instyle