Dje, një grua 32-vjeçare u vra nga një burrë 34-vjeçar, megjithëse i kishte dhënë fund lidhjes me të. 34-vjeçari, i identifikuar si Renato Muhaj, vrau ish-të dashurën në shtëpinë e saj, në sy vazjës së mitur.
Vajza u gjet rreth orës 8:00 të mëngjesit pranë të atit në makinën e tij dhe ka dhënë dëshminë e saj për autoritetet. Sipas Euronews, e mitura tha se kishte parë babain teksa gjuante disa herë me thikë dhe me një pajisje bronzi të ëmën, ndërsa ajo ishte në dhomën e gjumit.
Vajza dëshmoi: E pashë që mami vdiq. E pyeta (babin) se pse e bëri. Më tha se donte që ajo të vdiste”, duke shtuar se më pas, i ati e mori me nxitim nga shtëpia dhe se në një moment, nga nxitimi dhe tronditja është rrëzuar. E mitura tha se Renato e tërhoqi me dhunë në beton për ta futur në makinë dhe për pasojë, ka shenja dhe mavijosje.
Renato u akuzua për vrasje të shkallës së parë, abuzim dhe rrëmbim të fëmijës bëri me dije shefi i policisë Mike Soux, në një deklaratë për shtyp. Mediat amerikane raportuan lajmin, duke thënë se hetimi nisi në orët e para të mëngjesit dhe se burri goditi prindërit dhe u mori me forcë telefonin që të mos kishin mundësi të kontaktonin me policinë për të marrë ndihmë.
Policia e zonës kërkoi ndihmën e autoriteteve në Largo dhe kontrolluan shtëpinë e Suela Saliaj, ish-e dashura e Renatos dhe nëna e fëmijës së tij, vajzës së vogël 8 vjeç, Alessia. Autoritetet shkuan në shtëpinë e saj dhe e gjetën vajzën të pajetë. “Një pjesë e hetimeve është ende në vijim, por qartazi, kemi të bëjmë me një vrasje”, u shpreh Soux.
Duke qenë se vajza e vogël nuk ndodhej në banesë, policët aluduan se mund të ishte marrë nga i ati. 5 orë më vonë, rreth orës 8:00 të mëngjesit, ata ranë në gjurmë të një makine, mideli “Kia Sportrage” (2017), i dyshuar si automjeti i tij. Në makinë u gjet Renato dhe Alessia. Ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim, ndërsa vajza tek anëtarët e familjes. Mënyra se si u gjet nuk dihet ende, pasi disa media raportojnë se u gjet përmes një gjobe parkimi, të tjera nga telefoni.