Varrezat në Teksas, ku prehet nëna e Megan Thee Stallion, kanë shtuar sigurinë, pas diss-it të publikuar nga Nicki Minaj. Sipas TMZ, punonjësit e varrezave kanë njoftuar autoritetet lokale që të rrisin personelin e sigurisë, për të mbrojtur varrin e Holly Thomas.
Sipas zërave, ekziston rreziku për përdhosjen e varrit dhe punonjësit në varreza janë në “alarm”.
Masa të tilla vijnë pasi Nicki Minaj përmendi të ndjerë të Megan Thee Stallion në këgën e re, “Big Foot”. “Si mund të bësh seks me burrin e mamasë kur ajo ka vdekur/ Si mund të shkosh te Gayle King (moderatore në CSB, e cila ka intervistuar Megan)”, shprehet Nicki, duke shtuar në një tjetër varg: “Betohesh për nënën tënde të vdekur kur gënjen”.
Minaj e përmend disa herë këtë varg në këngë, duke nënkuptuar se Megan ka gënjyer për çështjen e Tory Lanez, i cili qëlloi reperen e “Savage” në këmbë dhe u dënua me 10 vite burg.
Sa i përket nënës së ndjerë të Megan, Holly Thomas ka ndërruar jetë në mars të 2019-ës për shkak të kancerit në tru.
Kënga e Nicki-t vjen si kundërpërgjigje për "Hiss" të Megan Thee Stallion.
Megan ishte një super diss dhe për këtë bien dakord njerëzit në rrjetet sociale. Ajo riktheu në vëmendje faktin që bashkëshorti i Nicki-t është akzuar për tentativë përdhunimi të një minoreneje.
“Këto k*rva nuk janë të nxehura me Megan/ Këto k*rva janë të nxehur me ligjin e Megan-it*/ Nuk e di vërtet se ku është problem/ Por ju garantoj të gjithëve që nuk do të donit që unë të filloja”.
Ligji i Megan (Megan’s Law)* është ligj federal në SHBA dhe u kërkon autoriteteve që të publikojnë informacione mbi rastet e ngacmuesve dhe abuzuesve të fëmijëve. Ligji u krijua pas vdekjes së Megan Kanka, 7 vjeç, e cila u përdhunua dhe u vra në vitin 1994 nga fqinji i saj Jesse Timmendequas. Ky i fundit ishte dënuar për ngacmimin e fëmijëve.
Kunja e Megan gërmon në të shkuarën e bashkëshortit të Nicki-t, pasi Petty (45 vjeç), u shpall fajtor për tentativën e përdhunimit të një 16-vjeçareje, Jennifer Hough. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1995 dhe Petty është i regjistruar në listën e ngacmuesve dhe përdhunuesve të fëmijëve.