Të famshmit e dinë përmendësh formulën e protagonizmit: Paparacët janë aty për ta kudo dhe në çdo vend, sidomos në aeroporte. Victoria Beckham e njeh mirë këtë ndjesi, pra magjepsjen e të qenit e fotografuar në një aeroport.
Teksa njerëzit e thjeshtë presin në radhë, ajo ka një linjë kalimi të dedikuar në aeroport, ndërsa sytë e të gjithëve mbeten tek Victoria gjatë ecjes në aeroportin "John F. Kennedy" në New York.
Ajo di si të tërheq vëmendje, sidomos me stilin e veshjes edhe gjatë një kalimi tranzit në aeroport.

Victoria u fotografua me një xhaketë të markës së saj në ngjyrë jeshile të mbyllur, një palë syze dielli të zeza, streçe në po të njëjtën ngjyrë dhe taka të larta.
Me sa duket, ajo u thotë të gjitha vajzave që të çlirohen nga “mallkimi i rehatisë” në aeroporte, që ndryshe përkthehet në atlete dhe këpucë të sheshta. Ato mund të zgjedhin diçka moderne, qoftë edhe taka që në dukje të parë ngjajnë të parehatshme për një udhëtim dhe qëndrim të gjatë ulur në avion.
Pak magji mund të gjendet edhe në mjedise të lodhshme, siç është edhe kabina e një avioni apo jo?
Victoria sapo dha një ide të sajën që mund ta “përqafojnë” shumë goca! Gjithsesi, ju e dini që rehatia gjithashtu është tejet e rëndësishme, ndaj zgjidhni me kujdes. Aeroporti mund të jetë një pasarelë, ose thjesht një vend për të pritur avionin e radhës.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Glamour