Demi Moore u shpreh e vendosur në nxitjen e familjarëve të personave të sëmurë me demencë që të jenë aty për ta, të pranishëm dhe ndihmues.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që mund të them është që të shkoni t’i takoni, kudo që të jenë”, tha aktorja në një intervistë për Andy Cohen. “Nëse do hiqni dorë nga versioni që ata kanë qenë para se të sëmureshin, apo nga versioni që ju do donit të ishin, vetëm atëherë mund të jeni të pranishëm dhe afër tyre”, shtoi ajo.
Ky mesazh i rëndësishëm i Demi Moore vjen në një kohë kur ish-bashkëshorti Bruce Wills po lufton me këtë sëmundje. Lajmi se aktori i famshëm u diagnostikua me demencë, u konfirmua në shkurt të 2023-shit nga familjarët e tij. Prej asaj kohe, Demi ka qëndruar shumë shpesh pranë familjes aktuale të ish-bashkëshortit.
Më herët ajo ka pranuar se eksperienca me sëmundjen e Bruce e ka bërë bashkë gjithë familjen dhe kjo i jep gëzim të gjithëve.
Wills dhe Moore kanë qenë të martuar nga viti 1989 deri në vitin 2000. Ata kanë 3 fëmijë, Rumer, Scout dhe Tallulah, përkatësisht 35, 32 dhe 29 vjeç.
Artikuj të sugjeruar: