Celebrity

Nuk u nominua në çmimet Oscar: Reagon për herë të parë Margot Robbie

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2024

Nuk u nominua në çmimet Oscar: Reagon për herë të
Warner Bros

Margot Robbie, më në fund ka folur për mungesën e emrit të saj në listën e çmimeve Oscar, në kategorinë “Aktorja më e mirë” për performancën e saj në një prej filmave më të përfolur të vitit 2023, “Barbie”. Mungesa e saj në nominimet e Oscars zhgënjeu njerëzit dhe kolegët, por Margot nuk është dhe aq e mërzitur.
 
“Nuk ka asnjë mënyrë që të ndihem e mërzitur kur jam kaq e bekuar”, tha ajo për Deadline, duke shtuar se është shumë krenare për filmin dhe reagimin e publikut. “Është më shumë se e kemi ëndërruar dhe ky është në të vërtetë, shpërblimi më i madh”, u shpreh ajo.

Nuk u nominua në çmimet Oscar: Reagon për herë të
Warner Bros

Në nominimet e Oscars mungon gjithashtu emri i regjisores së filmit, Greta Gerwig, por sërish “Barbie” është nominuar në 8 kategori, përfshirë "Filmi më i mirë", “Kënga më të mirë origjinale” me “I’m Just Ken”; “Aktori më i mirë në rol dytësor”, ku u nominua Ryan Gosling, gjithashtu edhe “Aktorja më e mirë në rol dytësor” (America Ferrera, në rolin e Gloria-s).

Nuk u nominua në çmimet Oscar: Reagon për herë të
Warner Bros

“Barbie” është aktualisht filmi me fitimet më të larta për vitin 2023, duke marrë plot 1.4 miliardë dollarë. 

Për mungesën e emrit të Robbie në listën e Oscars, kanë reaguar edhe Gosling dhe Ferrera, të cilët janë shprehur të zhgënjyer.

“Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që ata s’u nominuan”, u shpreh Ferrera, e cila luan rolin e Gloria-s në film. “Greta ka bërë çdo gjë që një regjisore mund të bëjë dhe e meritonte, duke krijuar këtë botë dhe trajtimi i diçkaje që nuk kishte qenë vlerë e qenësishme për shumicën e njerëzve, për ta kthyer në një fenomen global. Është zhgënjyese të mos e shoh në listë”, tha America.

Ryan Gosling ndau të njëjtin mendim, duke u shprehur për BBC: “Nuk do kishte Ken pa Barbie dhe nuk do të kishte Barbie pa Greta Gerwig dhe Margot Robbie, 2 njerëzit që janë përgjegjës për filmin që bëri histori, ndërkombëtarisht”.

Artikuj të sugjeruar: