Celebrity

Pse njerëzit po kritikojnë Kim Kardashian?

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2024

Pse njerëzit po kritikojnë Kim Kardashian?

Ndoshta ju s’e dinit, por Kim Kardashian njihet si eksperte e skive, por edhe pse është profesioniste, sërish nuk u shpëtoi ca kritikave nga komentuesit, pasi publikoi një foto me të Khloè, pa helmet mbrojtëse.

Në postimin në fjalë, Khloè dhe Kim treguan vendin ku po pushojnë, por fansat u përqendruan pikërisht te mungesa e mbrojtjes dhe vërshuan në komente kundër saj.

“E di çfarë do e bënte më seksi këtë foto? Një helmetë”, shkruan dikush, ndërsa një tjetër thotë: “Helmetën, të lutem”.

Ndërsa një tjetër shkruan: "A nuk e gjej dot një helmetë që të shkon me veshjen?"

"KIM!! Helmetën!", shkruan dikush tjetër

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Duke marrë parasysh ndikimin që ka Kim me fotot, opinionet dhe gjithçka tjetër te ndjekësit e saj, komentet dhe shqetësimi i tyre nuk është aq i pavend, por mediat kanë nxituar ta sqarojnë këtë tematike, duke pyetur njerëz të afërt të 43-vjeçares, të cilët zbuluan se helmeta është hequr vetëm për foto.

Sipas tyre, Kardashian është shumë e kujdesshme kur bën ski dhe çdo aktivitet tjetër të ngjashëm.

Nga ana tjetër, Khloé, jo vetëm është mbrojtur me helmetë, por ka vendosur një që përdoret prej motoristëve për siguri maksimale.

Artikuj të sugjeruar: