Dua i nisi zyrtarisht përgatitjet për t’u veshur më hollë edhe pse koha nuk ka nisur ende të ngrohet. Këngëtarja ka postuar një video duke bërë provat për Brit Awards dhe gjithçka bie në sy është veshja. Konkretisht palltoja e hollë treçerekshe.
View this post on Instagram
Kjo pallto e hollë ka vite që është e pranishme në sugjerimet e sezonit pranverë dhe vjeshtë. Nuk i humbet kurrë vlera dhe është aksesori shtesë që i duhet çdo kombinimi pa e bërë veshjen të duket e rënduar.
Nëse e vesh të zbërthyer si Lipa, do i japësh vëmendje veshjes në tërësi. Mund ta kombinosh me xhinse dhe një bluzë të thjeshtë poshtë, ose fund apo fustan në raste të tjera.
Beginning Boutique/pinterest
@emitaz/ Pinterest
@haileybieber/ Pinterest