Seriali Squid Game u kthye në më të përfolurin që në momentin e parë kur u bë publik. Nëse je duke lexuar, historinë tashmë e njeh, por çfarë thuhet për sezonin e dytë të serialit që theu çdo rekord?
Si fillim, Netflix e ka konfirmuar vazhdimësinë e këtij seriali. Dhe në 12 korrik, u publikua një video për sezonin e dytë nga vetë skenaristi dhe regjisori, Hwang Dong-hyuk, i cili publikoi edhe një letër ku jep detaje për vazhdimësinë dhe tregon se disa nga aktorët do të rikthehen.
Saktësisht, cilët janë ata?
Protagonisti Gi-hun (që fitoi lojën) dhe drejtuesi i lojës që fshihet pas maskës patjetër që do të jenë sërish në serial. Pritet edhe që Gong Yoo të ketë një rikthim në sezonin e dytë. Disa nga aktorët e konfirmuar që do i bashkohen kastit janë: Yim Si-Wan, Kang Ha-Neul, Park Sung-Hoon dhe Yang Dong-Geun
Më tej, u pranua edhe pjesëmarrja e disa karaktereve gra dhe vajza që do kenë një rol vendimtar në rrjedhën e ngjarjeve për sezonin e dytë.
Skenaristi dhe krijuesi Hwang Dong-hyuk ka pranuar se sezoni i dytë do jetë emocionues, por ai ka vendosur të mos ndjekë rrjedhën e sugjeruar nga fansat online.
“Protagonisti është një njeri i ri në fund të sezonit të parë. Çdo gjë që do të ndodhë në sezonin e dytë do të jetë rrjedhë natyrale e ngjarjeve, duke marrë për bazë transformimin e këtij personi”, ka zbuluar ai.
Introducing the very first look at SQUID GAME SEASON 2. Coming this year. pic.twitter.com/fzRzdtHRDY
— Netflix (@netflix) February 1, 2024
Netflix ka zbuluar së fundmi se sezoni i dytë do të publikohet këtë vit. Në videot e publikuara shihet Gi-hun duke dalë na aeroporti për të kërkuar hakmarrje dhe në disa të tjera zbulohen aktorë të tjerë.
Data e publikimit nuk është bërë ende me dije.
New photos from Squid Game Season 2 -- coming this year.
— Netflix (@netflix) February 1, 2024
Gi-hun (Lee Jung-jae), Front Man (Lee Byung-hun), Recruiter (Gong Yoo) and Gi-hun (Lee Jung-jae), and a new character played by Park Gyu-young. pic.twitter.com/8xRC1EvQPr
Artikuj të sugjeruar: