
Kur fëmijët rriten aq sa të krijojnë vetë një listë me të ftuar për ditëlindje, ka njëherësh edhe një mori kërkesash për llojin e organizimit. Sigurisht, dëshirat e fëmijëve dhe mundësitë e prindërve bëhen më komplekse në këtë situatë, por ndërsa numri i nxënësve në klasë rritet, miqësitë e ngushta lulëzojnë, ndaj dhe planifikimi i një super ditëlindjeje bëhet sfidë më vete.
Por, ekspertja Myka Meier, themeluesja e një kursi mirësjelljeje për fëmijë thotë se gjatë 2024-ës duhet të keni parasysh jo vetëm buxhetin e familjes që lejon realizimin e një ditëlindje të paharrueshme, por edhe disa etiketa mirësjelljeje dhe sigurie që kanë vlerë për çdo prind dhe fëmijë.
#1 Jo, nuk duhet të ftoni gjithë klasën
Në një botë të përsosur, ju mund të organizoni çdo festë ditëlindjeje në një park lojërash publike dhe të ftoni të gjithë shokët dhe shoqet e klasës së fëmijës suaj. Por, ka të gjitha llojet e arsyeve pse kjo mund të mos jetë e realizueshme: moti, periudha e vitit, kërkesat e fëmijës etj. Me fjalë të tjera, ju mund të përfshini shumicën e shokëve/shoqeve në festë, duke lënë jashtë liste vetëm disa. Qasja e duhur do të ishte të ftoni një grup fëmijësh nga shkolla, disa nga kursi i fëmijës dhe disa miq të familjes etj. Kështu që të ketë një ekuilibër.
#2 Mos sillni mysafirë të paftuar në festë
Në mënyrë ideale, kjo komunikohet kur dërgoni ftesën: Ose vëllezërit dhe motrat janë të mirëpritur… ose nuk janë. Ju mund ta bëni këtë që në fillim, thjesht duke e theksuar si detaj në ftesë. Por, nëse fëmija juaj është i ftuari, mos supozoni kurrë se fëmijët tuaj të tjerë janë të ftuar. Nëse nuk thuhet qartë se vëllezërit e motrat mund të vijnë, mos i dërgoni fëmijët e tjerë në festë.
#3 Është e pranueshme të thoni se "Nuk ka dhurata"
Nëse cilësohet që në ftesë se prania juaj është më e rëndësishme se dhurata, pra nuk ka nevojë për një të tillë, ju duhet ta respektoni këtë kërkesë. Mund të realizoni thjesht një kartolinë, ta ngjyrosni bashkë me fëmijën dhe ta çoni në festë në vend të dhuratës.
#4 Gjithmonë pyesni për kufizimet në ushqim
Picë, tortë, zakonisht kjo është rutina e një ditëlindjeje për fëmijë. Por, këtë vit prindërit duhet të bëjnë një pikë kthese dhe të jenë më të vëmendshëm ndaj ushqimeve që do të shërbehen. Pasi një alergji e mundshme ose thjesht një virozë në rrugët e frymëmarrjes mund ta bëj fëmijën tuaj të ndihet keq në festë.
#5 Nëse festa ka mbaruar, sigurohuni që të keni kontaktet e gjithë miqve të fëmijës suaj
Teksa fëmijët rriten, ideja e braktisjes së festave bëhet normë. Thënë kështu, ju duhet të theksoni në festë edhe një informacion apo kontakt nga familjarët apo të rriturit që do të shoqërojnë fëmijët në ditëlindje. Sepse në rastin më të keq, kjo vlen për sigurinë e fëmijës suaj, por njëherësh ju merrni edhe detaje rreth vendndodhjes apo përfundimit të ditëlindjes në kohë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Pure Wow