Ceremonia e çmimeve Grammy e nisi edicionin e 66-të me një gabim që mbase e ka pushuar dikë nga puna. Ceremonia fillon gjithmonë në orën 5 të pasdites dhe si për t’i mbajtur fansat të karikuar, faqja e zyrtare e Grammys poston në X (ish-Twitter) disa nga fituesit e çmimeve për të mos i prezantuar në ceremoni që të kursehet koha për performancat.
Një prej tyre ishte edhe “Kënga më e Mirë Rap”. Akademia publikoi si fitues Nicki Minaj dhe Ice Spice për këngën “Barbie World”, një fitore e madhe për të dy reperët, por nuk zgjati shumë, sepse postimi u fshi dhe fitues u shpallën Killer Mike ft. André 3000, Future dhe Eryn Allen Kane me “Scientists & Engineers”.
@TMZ
Congrats Best Rap Song winner - "SCIENTISTS & ENGINEERS" @killermike ft. André 3000, @1future and @ErynAllenKane. #GRAMMYs ?
— Recording Academy / GRAMMYs (@RecordingAcad) February 4, 2024
WATCH NOW ?? https://t.co/OuKk34kvdu
Kaq u desh që fansat të shpërthenin ndaj akademisë, të cilët i quajtën mashtrues dhe thuhet se tërheqja e çmimit ndodhi për shkak të sherrit që kanë nisur mes saj dhe Megan Thee Stallion.
Ndërkohë burime për mediat sqarojnë se është gabim i pafajshëm dhe nuk ka asnjë teori konspirative pas tij.
Artikuj të sugjeruar: