Health News

Kjo supë mund të jetë arsyeja pse disa njerëz jetojnë deri në 100 vjeç

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2024

Kjo supë mund të jetë arsyeja pse disa njerëz jetojnë
Foto: iStock

Shumë njerëz mendojnë se supa e ashtuquajtur minestrone është një pjatë e parë që shërbehet në restorantet italiane, ose një vakt i lehtë për të fëmijët gjatë javës. Po sikur t'ju thoshim se ngrënia e kësaj supe rregullisht mund t'ju ndihmojë të jetoni deri në 100 vjet?

Në "Zonat Blu" (rajonet e botës ku jetojnë më shumë persona gati njëqindvjeç) të Sardenjës, një familje me nëntë vëllezër e motra, mosha totale e të cilëve ishte 851 (më i madhi ishte 109 vjeç) i tha autorit të librit të dedikuar për këto zona, Dan Buettner se ata hëngrën të njëjtin vakt çdo ditë të jetës së tyre. Çfarë ishte ai vakt, do pyesni ju? Supë minestrone, një fetë bukë me brumë të thartuar dhe një gotë verë e kuqe.

Po, po, e lexuat mirë! Ngrënia e rregullt e këtij kombinimi të shijshëm ushqimesh për drekë apo darkë lidhet me jetëgjatësinë.

Kjo supë mund të jetë arsyeja pse disa njerëz jetojnë
Foto: iStock

Pse supa Minestrone mund t'ju ndihmojë të jetoni kaq gjatë?

Për ta thënë thjesht, kjo lloj supe përbëhet nga një shumëllojshmëri perimesh dhe disa lloj makaronash që i bëjnë mirë trupit dhe organizmit. Minestrone është e mbushur me perime që kanë shumë vlera ushqyese, si fibra, proteina, kalium, vitaminë A dhe hekur. Ngrënia e një ushqimi të tillë, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa forma të kancerit, diabeti i tipit II, vdekshmëria etj.

Me fjalë të tjera, një dietë që përfshin rregullisht supë minestrone është e mrekullueshme për të luftuar dhe parandaluar sëmundjet.

Supa Minestrone mund të jetë zgjedhja më e mirë, por buka e thartë dhe vera e kuqe nuk duhen anashkaluar. Brumi i thartë ka një indeks glicemik më të ulët se format e tjera të bukës për shkak të acidit në maja. Kjo do të thotë se zakonisht nuk rrit sheqerin në gjak. Brumi i thartë është njëherësh më i ulët në gluten sepse një pjesë e glutenit tretet gjatë procesit të fermentimit.

Sa i përket verës së kuqe, mjekët e kanë ende të paqartë nëse alkooli është i mirë, ndërsa qëndrimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është se asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt për shëndetin tuaj.

Kjo supë mund të jetë arsyeja pse disa njerëz jetojnë
Foto: iStock

Si përgatitet supa minestrone:

Përbërësit:

250 gramë mish viçi

1 filxhan qepë, të prera në kubikë

1 filxhan kungull, i prerë në kubikë

1 filxhan patate, të prera në kubikë

1 filxhan karota, të prera në feta

½ filxhan selino, të prerë në kubikë

1 filxhan lakër e grirë

Domate  të copëtuara

1 litër e gjysmë ujë

1 gjethe dafine

½ lugë trumëz e thatë

2 lugë kripë

Piper për shije

¼ filxhan oriz kaf, i pazier ose makarona të vogla

½ filxhan djathë parmixhano, i sapogrirë

Përgatitja:

Zieni mishin e  viçit në një tenxhere të madhe dhe kulloni yndyrën. Shtoni perimet, ujin, erëzat dhe lërini të gjitha të ziejnë bashkë. Shtoni orizin ose makaronat për supë, mbulojeni dhe ziejini për të paktën një orë. Hiqni gjethen e dafinës dhe shtojini sipër djath të grirë parmixhano. Shërbejeni me bukë të zezë.?

Çfarë janë Zonat Blu?

Zona Blu është një term joshkencor i dhënë për rajonet gjeografike ku jetojnë disa nga njerëzit më të vjetër në botë. Termi u përdor për herë të parë nga Dan Buettner, i cili po studionte vende të ndryshme të botës për të parë se në cilat zona njerëzit jetojnë më gjatë. Quhen Zona Blu sepse kur Buettner dhe kolegët e tij po kërkonin për këto zona, i vizatuan me blu në hartë.

Pse njerëzit në Zonat Blu jetojnë më gjatë?

Gjenetika përcakton disi jetëgjatësinë tonë dhe përshtatjen ndaj sëmundjeve kronike të zakonshme në pleqëri, nga ana tjetër edhe stili i jetesës ka rëndësi. Njerëzit në Zonat Blu kanë më pak sëmundje kronike në moshë të vonë dhe kjo falë dietës së pasur ushqimore dhe stilit të jetesës.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Parade