Instagramming

Buta, baba për herë të parë! Zbulon gjininë dhe emrin e bebit

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2024

Buta, baba për herë të parë! Zbulon gjininë dhe emrin e
Reperi Buta (emri i vërtetë i së cilit është Betim Januzi) është bërë baba për herë të parë dhe lajmin e bukur e ka dhënë përmes një postimi në InstaStory. Buta është bërë babai i një vajze, të quajtur Irina.

Buta, baba për herë të parë! Zbulon gjininë dhe emrin e

Irina është emër me origjinë greke dhe do të thotë “paqe”.
 
Buta ka treguar në dhjetor të vitit të kaluar se ai dhe partnerja Fjolla ishin në pritje të një bebushi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Buta (@bashbuta)

Për lidhjen e tyre nuk ka shumë informacion. Reperi ka publikuar një foto në shtator të vitit 2021 ku tregonte se çifti e kishte kurorëzuar dashurinë. Fjolla ka qëndruar larg vëmendjes publike dhe llogarinë e saj në Instagram e mban private, ndaj fatkeqësisht nuk dimë shumë për të, përpos se është gjithashtu nga Ferizaj.