
Lily Collins, aktorja protagoniste e “Emily in Paris”, serialit të famshëm në Netflix, ka nisur xhirimet e sezonit të katërt që pritet të çojë në një nivel tjetër historinë e vajzës së re që po ndërton jetën e ëndrrave në qytetin më romantik të Francës. Por, banorët e Parisit nuk po e presin hiç mirë rrëmujën kinematografike në qytet.
View this post on Instagram
Prej kohësh, mediat franceze dhe jo vetëm i kanë dedikuar shkrime fenomenit “Sindroma Paris”, i cili, i shpjeguar thjesht, sipas ekspertëve, lidhet me idenë e rreme se të jetosh në kryeqytetin francez është e barabartë me ndërtimin e një jete të shtrenjtë dhe të pazakontë si ajo e Emily Cooper.
Thënë kjo, qyteti po vlon nga rrëmuja rreth kësaj teme momentalisht, por jo vetëm kaq. Sipas mediave, grafiti të ndryshëm janë shkruar në çdo cep të qytetit me frazat: “Emily ik”, “Emily nuk je e mirëpritur”.
@ameliafry_ Réponse à @Linds? we literally didnt get a photo with anything but this #emilyinparis #graffiti #paris #travel #france #uk ? Mon Soleil (from "Emily in Paris" Soundtrack) - Ashley Park
Sipas vendasve, seriali e ka kthyer Parisin në një vend ku turistët shkojnë për të parë vendet ku është xhiruar, jo për atraksionet e vërteta turistike të qytetit. Kjo, për idealistët e shumtë që jetojnë aty është ofenduese dhe tregon për nivelin e ulët të turistëve, që nuk e meritojnë as të vijnë në Paris.
Kryeqyteti francez njihet për protestat e shpeshta me tematikë sociale apo politike, ndaj me fillimin e xhirimeve për sezonin e katërt të serialit, shkrimet nëpër mure janë shtuar dhe mediat kanë shkruar se pritet të shtohen protestat.
Artikuj të sugjeruar:
- 10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të rregullojnë humorin (edhe kur nuk je mirë)
- Upss: E keni vënë re këtë gabim në sezonin e tretë të ‘Emily in Paris’?
- Sezoni i ri i 'Emily in Paris' përmes fotove, do t'ju bëjë edhe më kuriozë për serialin!
- Duhet të shihni Lily Collins në fotot e fundit: Një rimishërim i ~Audrey Hepburn~