Celebrity

Njerëzit paralajmërojnë ish-in e Taylor Swift, pasi ajo njoftoi se po vjen albumi i ri

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2024

Njerëzit paralajmërojnë ish-in e Taylor Swift, pasi ajo njoftoi 

Joe Alwyn mund të pësojë të njëtin fat si John Mayer, mendojnë njerëzit, pasi Taylor njoftoi se albumi i saj i ri, “The Tortured Poets Department” do të publikohet më 19 prill.

Njerëzit paralajmërojnë ish-in e Taylor Swift, pasi ajo njoftoi

Ndonëse Tay nuk ka treguar detaje për albumin, njerëzit mendojnë se lidhet me marrëdhënien e saj 6-vjeçare me Joe Alwyn. Ajo ka publikuar listën e këngëve dhe le të themi se titujt janë paksa brutalë.
“So Long, London”, “The Smallest Man Who Ever Lived”, “My Boy Only Breaks His Favorite Toys”, “But Daddy, I Love Him”, “I Can Fix Him (No Really, I Can)”, “Fortnight” dhe “Florida!!!” janë disa prej këngëve dhe fansat e këngëtares mendojnë se disa nga këngët i kushtohen aktorit anglez.

Njerëzit paralajmërojnë ish-in e Taylor Swift, pasi ajo njoftoi

Njerëzit kanë shpërthyer në X (ish-Twitter): “Joe Alwyn, numëro ditët”; “Çdo këngë te ky album është thjesht e keqe për Joe”; “Joe do marrë mbrojtje pas albumit”; “Thjesht më motivon fakti se kur të zgjohem më 19 prill nuk do kem të njëjtat probleme me Joe Alwyn”, ishin disa nga postimet në rrjetin social.

Njerëzit paralajmërojnë ish-in e Taylor Swift, pasi ajo njoftoi

Ndërkohë, Taylor njoftoi në skenën e çmimeve Grammy të zhvilluar të dielën (4 shkurt 2024) se në mënyrë sekrete, prej 2 vitesh, po punonte për albumin e saj të ri, “The Tortured Poets Department”.

Njerëzit paralajmërojnë ish-in e Taylor Swift, pasi ajo njoftoi
Getty Images


Swift dhe Alwyn u takuan në Met Gala 2016 dhe filluan të dilnin disa muaj më vonë, megjithëse lidhja e tyre nuk u bë publike deri në vitin 2017. Ata i dhanë fund marrëdhënies në prill të vitit 2023.

Artikuj të sugjeruar: