Celebrity

Selena Gomez mund të jetë e dashura më me fat në botë dhe kemi prova!

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2024

Selena Gomez mund të jetë e dashura më me fat në botë
Getty images

Benny Blanco sapo vërtetoi se ka qenë fansi më i madh i Selenës prej vitesh! Producenti ka treguar me krenari një autograf që i ka marrë asaj para shumë vitesh, kur Gomez ishte protagoniste në serialin familjar “Wizards of Waverly Place”.

“Vazhdo kështu”, ka shkruar aktorja mbi foton e saj që ka edhe një autograf. Në sfond të fotos, shihet edhe Selena që mbulon sytë.

Selena Gomez mund të jetë e dashura më me fat në botë
Instagram

Ajo ka pranuar gjithashtu se producenti e ka mbështetur shumë gjithmonë dhe miqtë e familjarët e çiftit thonë se Benny i jep Sel mbështetje dhe shumë dashuri.

Gomez konfirmoi lidhjen me producentin kur iu përgjigj fansave në Instagram në dhjetor të 2023-shit. “Ai është gjithçka në zemrën time,” shkroi asokohe Selena. “Ai është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Pikë,” lexohet në tjetër koment. “Ai është edhe më i mirë se kushdo me të cilin kam dalë ndonjëherë. Fakt,” i shkroi Selena dikujt që komentoi pamjen e Benny-t.

Selena Gomez mund të jetë e dashura më me fat në botë
Getty images

Burime për mediat kanë raportuar se këngëtarja e njohur është më në fund e lumtur dhe lidhja e re duket se ka mjaft kontribut në këtë pikë.

Sa i përket serialit që dikur e bëri Selenën shumë të dashur për fëmijët dhe të rinjtë, pritet të rinisë sërish së shpejti, por Selena do shfaqet si aktore vetëm në serinë e parë, ndërsa më tej do jetë producente ekzekutive në prapaskenë.

Artikuj të sugjeruar: