
Sofia Vergara ka treguar se mban një foto të sajën nudo në dollap, nga koha kur ishte më e re dhe më e freskët siç e përshkruan veten. Aktorja është në kopertinën e marsit për “Architectural Digest”, revista më e njohur në botë dedikuar shtëpive dhe arredimit. Ylli i “Griselda” ka hapur dyert e shtëpisë së saj për median, ndërsa fokusi ka qenë sigurisht te dollapi-dhomë gjigant që kishte rafte me këpucë, veshje dhe çanta, sigurisht luksoze.

“Unë jetoj brenda dollapit tim. Kjo është ëndrra e çdo vajze”, shprehet Sofia në video. Më tej ajo tregon se detajet mbi tavolinë janë shumë personale dhe speciale për të dhe bashkë me foton nudo që siç pranon e frymëzon, Sofia ka treguar për fotot e vëllait dhe kushëririt të ndjerë.

Shtëpia e aktores që gjendet në "Beverly Park", e ka të organizuar dollapin nga e famshmja Linda Koopersmith, e njohur si organizatorja e "Beverly Hills". Shtëpia në fjalë u ble nga Vergara për 20 milionë dollarë në 2020-ën kur ishte ende e martuar me Joe Manganiello.
Artikuj të sugjeruar: