Art & Libra

Piktura e krijuar nga The Beatles shitet për shifrën marrëmendëse

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2024

Piktura e krijuar nga The Beatles shitet për shifrën
Robert Whitaker

Një pikturë e krijuar nga The Beatles, e quajtur “Imazhi i një gruaje” u shit për 1.7 milionë dollarë te një fanse e grupit. Piktura u shit në eventin e përvitshëm Christie’s në New York, ndërsa lajmi u bë i ditur nga "The Art Newspaper".

Piktura e krijuar nga The Beatles shitet për shifrën
Robert Whitaker

Piktura ishte punuar në 1966-ën kur grupi ishte me tur në Japoni. Teksa qëndronin të izoluar për çështje sigurie në suitën presidenciale të “Tokyo Hilton”, mes shumë dhuratash nga fansat, u erdhi edhe një set materialesh artistike.

Piktura e krijuar nga The Beatles shitet për shifrën
Robert Whitaker

Fotografi i turit, ka arritur të bëjë një foto të momentit kur ata u ulën për të pikturuar. “Ata u renditën me 4 karrige rreth një tavoline. Secili kishte një cep të pikturës dhe në mes qëndronte një llampë që bënte dritë. Secili nga artistët po punonte me drejtim nga qendra e letrës. U deshën dy netë për ta që ta mbaronin. Sapo përfundonin me performancat në koncerte, ata vraponin për te piktura. Nuk i kam parë kurrë aq të lumtur dhe të qetë”, ka rrëfyer në një ese fotografi i tyre Robert Whitaker.

Piktura e krijuar nga The Beatles shitet për shifrën
Robert Whitaker

Piktura mbeti e paemërtuar deri në 1980-ën kur një gazetare japoneze tha se pa gjenetialet e një gruaje në të.

Vepra artistike ka kaluar në duart e shumë personave, adhurues të grupit muzikor, ndërsa tani e zotëron fansja e tyre.

Artikuj të sugjeruar: