Celebrity Style

Kominoshe dhe fustane të gjera: Stili minimalist i Sofia Richie gjatë shtatzënisë

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2024

Kominoshe dhe fustane të gjera: Stili minimalist i Sofia Richie gjatë
FOTO: Instagram/@sofiarichiegrainge

Duket se Rihanna e ka hapur “krahun” në pjesën e stilit të shtatzënisë, pasi ka sjellë në jetë dy fëmijët e saj dhe tani është radha e një tjetër ndikuese në botën e modës, që i bën nënat në pritjen e ëmbël t’i mbajnë sytë nga ajo në çdo dalje publike.

Sofia Richie Grainge, 25-vjeçarja është futur tanimë në kapitullin e pritjes së ëmbël, teksa lajmin e shtatzënisë dhe zbulimin e gjinisë së bebes i bëri përmes një videoje virale.

Kominoshe dhe fustane të gjera: Stili minimalist i Sofia Richie gjatë
FOTO: Rachpoot/Bauer-Griffin/GC Images)

Gjatë muajve të shtatzënisë, ajo ka hequr dorë nga xhaketat tweed (pëlhurë e butë me thurje) dhe stili i rafinuar, për t’ia besuar rehatinë e muajve të shtatzënisë veshjeve minimaliste. Duket se ajo nuk ka pasur asnjë vështirësi në gjetjen e siluetave të hijshme që theksojnë format dhe zhvillimin e linjave të saj trupore gjatë këtyre muajve.

Në ecjet e rastësishme në rrugë, influencuesja po zgjedh kominoshet tipike për një mama të ardhshme. Ndërsa, në daljet publike ajo ka preferuar fustanet e zeza dhe të lirshme.

Kominoshe dhe fustane të gjera: Stili minimalist i Sofia Richie gjatë
FOTO: Rachpoot/Bauer-Griffin/GC Images)

Sofia mbetet një nga ikonat e stilit dhe barku i rrumbullakosur nuk e ka penguar aspak në gjetjen e kombinimeve të duhura, gjithmonë në emër të prakticitetit gjatë nëntë muajve specialë.

Kominoshe dhe fustane të gjera: Stili minimalist i Sofia Richie gjatë
FOTO: Gilbert Flores/Billboard via Getty Images)
Kominoshe dhe fustane të gjera: Stili minimalist i Sofia Richie gjatë
FOTO: Steven Simione/WireImage)

Artikuj të sugjeruar: 


?Burimi: Grazia