How to wear

Kemi ca super ide kombinimesh për takimin tënd të radhës

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2024

Kemi ca super ide kombinimesh për takimin tënd të radhës
Getty

Takimi i radhës me atë që të ka rrëmbyer zemrën, por edhe Shën Valentini është pranë? Mos u shqetëso për kombinimet se ja ku i ke ca super ide.

Dashuria duhet festuar në çdo formë, edhe nëse kjo do të thotë të marrësh më shumë kohë pr t’u kujdesur për veten që të dukesh bukur në një mbrëmje speciale.

E kemi thënë edhe më parë, të brendshmet vishen së jashtmi tashmë. Ndaj mos u vono të zgjedhësh ca detaje dantelle, geta seksi me detaje më intime dhe kombinoji me pallton e preferuar, çizme dhe një fustan ose fund të shkurtër.

Kemi ca super ide kombinimesh për takimin tënd të radhës
Getty

Një fustan i gjatë me ngjyra dhe material sateni është gjithçka i duhet një mbrëmjeje dedikuar dashurisë dhe emocioneve të saj më të bukura.

Kemi ca super ide kombinimesh për takimin tënd të radhës
Getty

Nëse do të dukesh bukur, por edhe të jesh rehat, vish pizhama romantike. Po, po, e lexove mirë. I ke parasysh pizhamat që kanë material disi luksoz dhe janë të gjera? Ato të duhen.

Kemi ca super ide kombinimesh për takimin tënd të radhës
Getty

Një fustan të shkurtër transparent duhet ta bësh pjesë të dollapit me këtë rast, ose nëse e ke, nxirre. Një palë të brendshme të bukura dhe je gati.

Kemi ca super ide kombinimesh për takimin tënd të radhës
Getty

Dhe për ty që nuk të bindi asnjë nga idetë më lart, vishu me të zeza kokë e këmbë që të dukesh klas.

Kemi ca super ide kombinimesh për takimin tënd të radhës
Getty