Pasi dëshmuam mimikat e Sara Gjordenit kur pa ish-in e saj të hynte në “BBVA 3”, nuk prisnim të shihnim një reagim kaq të ndryshëm sa ai i Taylor Swift në ceremoninë e çmimeve Grammy, e cila as nuk e pa fare, po fare ish-in e saj Calvin Harris.
Një moment kur ajo kalon pranë tij dhe bashkëshortes së Calvin, Vick Hope, është bërë viral në X (ish-Twitter) dhe njerëzit thonë se Tay as nuk e pa fare që ish-i ishte vërdallë. Sipas burimeve për TMZ, Taylor as nuk e mori vesh që Calvin ishte pjesëmarrës në Grammy, ndaj me shumë gjasa, nuk e dinte se krah kujt po kalonte.
Taylor walking by calvin harris like he doesn’t exit iktfr
— kristin (@fearlesskristn) February 5, 2024
pic.twitter.com/66iuMkbU2l
Taylor fitoi 6 çmime Grammy, përfshirë: Record of the Year (me “Anti-Hero”); Albumi i vitit (“Midnights”); Albumi më i mirë vokal në rrymën Pop (“Midnights”); Performanca më e mirë solo, rryma Pop (“Anti-Hero”) dhe Performanca më e mirë dyshe/grup (“Karma” – Taylor & Ice Spice).
Nga ana tjetër, Calvin ishte nominuar për këngën më të mirë Pop Dance “Miracle”, në bashkëpunim me Ellie Goulding.
Tay dhe Calvin kanë qenë të lidhur për 1 vit, nga marsi i 2015-ës deri në qershorin e 2016-ës. Ndarja e tyre mori një kthesë paksa të ashpër pasi u zbulua që Taylor kishte shkruar në mënyrë sekrete “This Is What You Came For”, duke përdorur një pseudonim. Më pas, Calvin e akuzoi Taylor se e kishte nxjerrë këngën para publikimit dhe pretendoi se Taylor dhe ekipi i saj u përpoqën ta bënin DJ të dukej keq.

Për më tepër, Calvin përmendi edhe romancën e Taylor me aktorin Tom Hiddleson, duke u shprehur: “E kuptoj që je e lumtur me lidhjen e re dhe duhet të përqendrohesh atje, në vend që të përpiqesh të hedhësh baltë mbi ish-të dashurin. E di që s’je në turne dhe të duhet dikush që ta groposësh siç bëre me Katy-n (referuar sherrit të Taylor me Katy Perry-n), por unë s’jam ai person. Ndjesë, por s’do ta lejoj”, shkroi ai në X asokohe.
Më pas, gjërat u zgjidhën dhe DJ dhe artistja u pajtuan përmes mesazheve, duke i dhënë fund dramës së tyre dhe duke u bërë miq, dukshëm, jo dhe aq të ngushtë.
Artikuj të sugjeruar: