
Mjaftoi një event bamirësie i organizuar në Londër që aktori i famshëm të shfaqej në krahë të princit William. Ky i fundit, duket se nuk është në ditët më të mira të jetës së tij, pas konfirmimit të diagnozës së kancerit për të atin.
Por, këtë herë vëmendja e medias është te Tom Cruise, që ra në sy për ndryshimet në fytyrën dhe flokët e tij.
61-vjeçari, vazhdon të habisë të gjithë ndjekësit e tij për faktin se çdo herë e më shumë shfaqet me portretin e tij rinor, pa rrudha dhe me ballin e tendosur, figurë që duket se do e ruajë edhe për protagonizmin e radhës në filmin “Mission Impossible 8”, që do të dalë në kinema vitin e ardhshëm.
Tom nuk i është përgjigjur asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë spekulimeve se çfarë ndërhyrjesh ka bërë në fytyrë për të përmirësuar pamjen e tij, por agjë nuk e ka penguar publikun që të hamendësojë se ai i ka “besuar” portretin e tij kirurgëve plastikë.
Nëntorin e kaluar, një ekspert i kirurgjisë estetike u shpreh për Tom se ai ka bërë botoks të theksuar, por vetë aktori nuk ka pranuar publikisht se ka bërë ndërhyrje në fytyrën e tij. Duke folur për The Sun, Dr. Richard Westreich tha se ai beson se Cruise ka shpenzuar të paktën 50 mijë dollarë për ndërhyrjet estetike.
Me kalimin e viteve, është e kuptueshme sidomos në radhët e personazheve VIP që trajtimet estetike të kthehen në normë për të përmirësuar dhe ndryshuar portretin dhe pamjen e jashtme.
Artikuj të sugjeruar: