Ju është besuar një profil i ri pune, por si të gjithë, keni pasiguri për këtë rrugëtim? Sigurisht, që puna e re është emocionuese për shumëkënd, por bashkë me sfidat, vijnë edhe vështirësitë, nervozizmi, problemet me kolegët e rinj dhe plot situata të tjera të panjohura.
Lajm i mirë është që ka disa gjëra që mund të bëni gjatë muajit të parë në punën e re, që sprovat e fillimit t’i kaloni me sukses.
#1 Lexoni për kompaninë dhe drejtuesit e saj
Para se të shkelni në zyrë, ka disa gjëra që mund t’i bëni për t'ju ndihmuar të keni më shumë informacion rreth vendin ku do të shkoni. Lexoni mbi kompaninë, historinë, vlerat dhe kulturën e saj, si edhe mbi personin që është në drejtim të kompanisë.
#2 Nuk ka problem nëse bëheni nervoz/e
Lini vend për çdo ankth dhe pasiguri! Kur filloni një punë të re ëshët normale të përballeni me emocione dhe frikëra të reja, por mos u dorëzoni. Merrni frymë përmes hundës dhe dalëngadalë përmes gojës. Uluni dhe vendosni këmbët në dysheme dhe thjesht qetësohuni.
#3 Përgatisni një historik të shkurtër për veten
Disa detaje më shumë rreth përvojave tuaja të mëparshme, angazhimeve që keni pasur nuk janë asnjëherë tepër për t’u treguar në një mjedis të ri pune.
#4 Lini përshtypje të mirë
Vishuni në mënyrën e duhur, jini miqësor me kolegët. Të gjitha këto janë detaje që tregojnë se ju po ndiheni komodë në punën tuaj të re dhe përshtatja është një mision që tashmë e keni pranuar.
#5 Bëhuni “sfungjer”
Mbani shënime, bëni shumë pyetje dhe dëgjoni me kujdes atë që njerëzit kanë për të thënë. Mos mendoni se dini gjithçka ndodh në këtë botë, ndaj përthithja e sa më shumë informacioneve është gjithnjë një shenjë e mirë në një punë të re.
#6 Njihuni me kolegët tuaj
Bëni takime të shkurtra në çdo department për të kuptuar më shumë për rolin dhe kolegët e rinj me të cilët do të ndani punën në vijim.
#7 Personalizoni tavolinën e punës
Krijoni hapësirën tuaj me mjetet e punës, dosjet, kompjuterin dhe gjithçka tjetër ju duhet për mbarëvajtjen sa më mirë të detyrave tuaja.
#8 Kuptoni prioritetet tuaja
Nëse askush në kompani nuk ka pritshmëri nga ju që sapo keni filluar një punë të re, krijoni listën tuaj të prioriteteve dhe ndiqini.
#9 Njihuni me menaxherin/en
Marrëdhënia me menaxherin/en është e rëndësishme. Bëni përpjekje për të kuptuar se cilat janë pikat e tyre të forta dhe ku janë problematikat, në mënyrë që të investoni me angazhimin dhe dijet tuaja.
#10 Krijoni besim te të tjerët
Përmbushja e detyrave dhe pritshmërive është gjithnjë një tregues se puna ka triumfuar mbi gjithçka, ndaj rishikoni zhvillimin dhe sukseset herë pas herë pë të ndërtuar kësisoj besim të plotë te kolegët dhe eprorët e rinj.
Artikuj të sugjeruar: