Fjoralba Ponari ka bërë një reagim mbi nominimin e shumëpërfolur që Graciano Tagani bëri pasi hapi kutinë e Pandorës. Ai dërgoi në nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin, duke zemëruar Romeon, pasi nominoi njerëzit e tij më të afërt në “BBVA 3”.
Duke marrë parasysh gjithë komentet dhe irritimin e Romeos, Fjoralba Ponari rikujtoi momentin kur Donaldi kishte mundësinë për të ndryshuar nominimin mes Einxhel, Dagz dhe Ilirit dhe nuk e bëri, çka solli eliminimin e Einxhelit dhe më pas, rikthimin e saj në shtëpi me biletën kthyese. Asokohe, Donaldi u justifikua se çifti ishte i fortë dhe se nga nominimi do të dilte Iliri, por nuk ndodhi kështu.
“Ja që njëherë e një kohë, Einxhel-Dagz-Ilir ishin të nominuar dhe Donaldi vendosi të mos e ndryshonte treshen në nominim”, shkroi moderatorja.
Në një tjetër postim, ajo u shpreh:
“Tani po ta kenë të shkruar edhe ata (që) të rezistojnë post-big (se në fund, njëri fiton vetëm, nëse e keni parasysh formatin), e paçin jetën dritë e të lumtur bashkë. Ama, loja është lojë, të nderuar. Do të nominohen dhe do të eliminohen. Jeta reale është muhabet tjetër. Mësoni të ndani gjërat. Hë xhan, se u bë sezoni i tretë”.
Ndërkohë, Donaldi ka bërë një reagim nga llogaria e Romeos në Instagram, duke i uruar fat të tre konkurrentëve.
Artikuj të sugjeruar:
- Një përmbledhje e sekreteve që u treguan në “BBVA 3”
- Të fejuar apo jo? Sara dhe Endriku kanë versione të ndryshme për lidhjen e tyre
- Argjira Spanca reagon ndaj komenteve të Eglës për Gracianon: “A është kjo normale?”
- Arbër Hajdari flet për konkurrentët e ‘BBVA 3’: “Romeon nuk e shoh si lojtar të fortë”