
Nuk duhet shumë për të besuar faktin se njerëzit kalojnë shumë kohë në rrjetet sociale, ndërkohë që bota virtuale po e zbeh atë fizike, qoftë nga pjesa emocionale, por edhe ajo materiale dhe e prekshme. Të gjithë këto elemente po kontribuojnë në atë fenomen që ndryshe njihet si “brain rot” apo “kalbja e trurit” (degradimi i aftësive mendore, inteligjencës dhe sensit të njohjes).
Termi vjen nga ideja se interneti po i mban njerëzit online në mënyrë kronike duke i çuar drejt krijimit të meme-ve apo përdorimit të një gjuhe të papranueshme.
@joshlunchbox GO BACK TO THE DIGIT REALM YOURE NOT MEANT TO BE HERE #thousandyardstare #chronicallyonline #brainrot #studying #student #library #real #relatable ? messj is better than ronaldo - kiluadraws
"Një nga mënyrat më të lehta për të treguar nëse truri i dikujt është shkatërruar nga rrjetet sociale është të vëreni se sa shpesh ata i referohen zhargonit apo gjuhës së internetit," thotë krijuesi i TikTok, Joel Cave.
Ekspertët thonë se mbingarkesa shqisore që lidhet nga qëndrimi gjatë në internet dhe rrjete sociale mund të dëmtojë edhe fizikisht përdoruesit që rrinë në mënyrë kronike online. Ndërsa një tjetër detaj lidhet me vështirësinë për të kuptuar një person tjetër përtej ekranit të telefonit, kompjuterit etj.
@heidsbecker Replying to @Michelle Wang ? original sound - Heidi Becker
Duket se shumë njerëz kanë frikë nga ky fenomen, sepse po i pengon në aftësinë për të komunikuar. Por, mjekët thonë se nuk bëhet fjalë për një problem shëndetësor që duhet diagnostikuar, por një tjetër trend me “simptomat” e kohëve moderne të mbingarkuara me internet dhe botën virtuale.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Yahoo