
Ylli i “Friends”, Courtney Cox nuk e kurseu një postim të lezetshëm në Instagram për 55-vjetorin e ditëlindjes së mikeshës së saj, Jennifer Aniston. Por, njerëzit mendojnë se më shumë sesa një urim i mirëfilltë, fotot dhe videot duken si një homazh prekës për aktorin e ndjerë, Matthew Perry.
Courteny postoi disa foto me Aniston dhe një skenë nga filmi i famshëm “Friends”, të cilën Cox e quan një nga të preferurat e saj.
“Nuk e di pse kjo është një nga videot e mia të preferuara…Mendoj edhe për shkak se askush tjetër në botë nuk mund ta bënte këtë rol të dukej kaq bukur,” shkroi Cox në postim. "Gëzuar ditëlindjen Jenny Louise ime e ëmbël, nuk e di pse të quaj kështu...Por, sigurisht që të dua!"
View this post on Instagram
Në video shfaqet personazhi i Rachel në filmin “Friends” duke u ankuar te Chandler (Matthew Perry) për Monica-n (personazhi i Cox) që i ka thyer një orendi.
Ish-ylli i serialit të famshëm, vdiq papritur në tetorin e vitit të kaluar. Aktori u gjet pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, ku mendohet se edhe është mbytur.
Më vonë, raporti toksikologjik zbuloi se ai vdiq nga "efektet akute të ketaminës", faktorë që kishin ndikuar në mbytjen e tij dhe dëmtimin e arterieve koronare të zemrës.
Përtej homazhit në postimin e aktores Courtney për ditëlindjen e Aniston, kjo e fundit shkroi një mesazh të gjatë urimi për veten në udhëtimin e saj të 55-të rreth diellit, i cili përfshin një miks mes notave nostalgjike dhe fjalëve prekëse për veten dhe jetën e saj.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Marie Claire