
Të dielën e 11 shkurtit, Beyoncé dha lajmin e shumëpritur të lançimit të albumit të ri “Renaissance: Act II” më 29 mars. Me anë të një reklame dhe më tej një trailer-i të shkurtër, këngëtarja lançoi edhe dy këngët e para që janë të kategorisë ‘country” si gjithë albumi.

Në klip, Beyonce shfaqet në një taksi që siç kuptohet është xhiruar në Teksas, vendlindja e saj dhe aq u desh që fansat në X të nisin me teoritë e tyre për një bashkëpunim të Beyoncé me Lady Gaga. Pas klipit “Telephone” që u publikua para 14 vitesh, i cili në fund përfshinte mesazhin: “Vazhdon”, fansat u bindën se momenti i vazhdimit ka ardhur.
If we ever actually get a Telephone sequel from Beyoncé and Lady Gaga, I don’t see how we survive it.
— Alex Goldschmidt (@alexandergold) February 12, 2024
People will die.
Fotot e publikuara online përshkruajnë ngjashmëritë dhe lidhjen e trailerit me klipin e famshëm. “Nuk e di si do i mbijetojmë nëj klipi të ri të Lady Gaga dhe Beyoncé. Do vdesin njerëz”, shkruan dikush.
NOW WAIT A DAMN MINUTE… ?
— Brent ? (@thebrentwolff) February 12, 2024
ARE WE GETTING A PART 2 IN ACT ii?!@ladygaga @Beyonce pic.twitter.com/8cb2ujHpKQ
Ndërsa dikush tjetër thotë: “Lady Gaga u arrestua në 11 shkurt 2010, sot në 11 shkurt 2024, Beyoncé ka lançuar Act II. Një prej këngëve quhet “Texas Hold’Em” dhe një nga këngët më të famshme të Lady Gaga-s nis me: “I wanna hold’em like they do in Texas”. “Telephone 2” konfirmohet”.
Lady Gaga was arrested in February 11, 2010
— berry (@sckberry) February 12, 2024
Today, February 11, 2024, Beyoncé announced Act II
One track is called Texas Hold ‘Em and one of Gaga’s most famous songs starts with “I wanna hold ‘em like they do in Texas”
TELEPHONE PT 2 CONFIRMED
Source: https://t.co/6XzL8oLiIM pic.twitter.com/eom7VAffvU
Gaga dhe Beyoncé ndodheshin të dyja në stadium kur u mbajt ndeshja dhe u reklamua lançimi i albumit, por reagimet e tyre nuk treguan shumë. Lady Gaga publikoi dhe një foto në Instagram me dy gishtat e ngritur si simbol i paqes dhe aq u desh që fansat ta lidhnin këtë veprim me aktin e dytë të albumit të Beyonce.
View this post on Instagram
Ndërsa teoritë konspirative shtohen duhet pritur momenti i publikimit të albumit për gjithë të vërtetat.
Artikuj të sugjeruar: