
Emma Stone u është përgjigjur kritikave se “Poor Things” është një film “seksist” dhe “shfrytëzues”. Filmi me regji të Yorgos Lanthimos, është bazuar në novelën me të njëjtit titull, nga autori Alasadir Gray.

Dy fjalë për filmin: Filmi tregon për historinë e Bella Baxter (Emma Stone), e cila është produkt i një eksperimeni të shkencëtarit Godwin Baxter (Willem Dafoe), i cili ka kryer transplantin e trurit të në bebeje në trupin e nënës, që kishte kryer vetëvrasje.
Bella, eksploron botën me trupin e një gruaje, por me mendimet dhe zhvillimin e një bebeje. Ajo zhvillohet shpejt dhe zbulon botën dhe dëshirat e saj seksuale. Nisur nga kjo, filmi ka marrë disa kritika. “Poor Things” është kritikuar për skenat erotike, pasi Bella ka trurin e një fëmije.

Por, Emma Stone u shpreh: “Nëse ju ndihmon, si personi që ishte në rolin e aktores dhe producentes, nuk pashë asnjë fëmijë në ato skena”. Ajo shtoi: “Ime më ka një thënie për nisjen e marrëdhënieve: “Oh, ne ishim aq të dashuruar sa përfundonim fjalitë e njëri-tjetrit”. E më pas, koha kalon dhe shprehja bëhet: “Ti më ndërpret gjithnjë”. Kjo është edhe marrëdhënia me filmat, sidmos me një film të tillë, sepse bëhen më shumë pyetje dhe nuk ofrohen përgjigje”, shpjegoi ajo.
Ndërsa vetë Lanthimos tha: “Nëse e merrni filmin në kuptimin e parë dhe diskutoni për trurin e një fëmije, atëherë po e humbni kuptimin e narrativës. Nëse po e analizoni filmin si një ngjarje që mund të ndodhë, atëherë sigurisht që filmi nuk funksionon”.
View this post on Instagram
Ndërkohë, “Poor Things” është në kinema dhe na lejoni t’ju them që është një film që do ju japë ndjesi që s’i keni përjetuar më parë.