Kinema & TV

Të prezantojmë me serialin që po përlot TikTok-un

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2024

Të prezantojmë me serialin që po përlot TikTok-un

“One Day” u kthye në fenomen që me publikimin vite më parë të filmit me protagoniste Ana Hathaway, por Netflix vendosi të prodhojë edhe një serial me 14 seri dhe njerëzit u surprizuan.

Të prezantojmë me serialin që po përlot TikTok-un

Protagonisë janë aktorja Ambika Mod dhe Leo Woodall, ndërsa seriali është krijuar bazuar në romanin e David Nicholls, ku trajtohet historia e 20-vjeçare e Emma Morley dhe Dexter Mayhew. Në serial Emma dhe Dexter prezantohen në 15 korrik të 1988-ës gjatë diplomimit në universitet dhe ditën pas saj ndahen nga njëri-tjetri, për t’u takuar në të njëjtën ditë 1 vit më vonë.

@gillianerin If u told me back in episode 1 that i would be crying at this scene in the finale.. I wouldn’t have believed u??? #onedaynetflix #netflixseries ? original sound - gill

Gjatë gjithë serialit, në çdo seri të re, Emma dhe Dexter plaken 1 vit dhe takohen në të njëjtën datë.

Të prezantojmë me serialin që po përlot TikTok-un

Teksa premtojnë se do mbeten shokë, secili vazhdon jetën dhe lidhjet personale duke ndjekur rrjedhën e tyre deri në momentin kur ribashkohen të dashuruar pas shumë dështimesh romantike. Por fundi i serialit ka përlotur gjithë TikTok-un. Video virale të njerëzve që qajnë me ngashëmrim janë publikuar nën hashtagun #oneday, ndërsa shumica e opinioneve janë pozitive dhe komplimentojnë prodhimin dhe mënyrën se si është realizuar ky serial.

Të prezantojmë me serialin që po përlot TikTok-un

“Ky version i Emma-Dex është shumë natyral dhe i sinqertë”, shkruan dikush. “A mund të flasim për “One Day”. Nuk kam qarë kurrë kaq shumë në jetën time me një serial”, shkruan një tjetër.

“Ambika dhe Leo janë brilantë”, shkruan një tjetër përdorues i TikTok.

@sam520444 So good but this show WRECKED ME ? #oneday #onedaynetflix ? original sound - ?‹?

P.S.: Arsyen pse të gjithë po qajnë nuk po e zbulojmë për të mos bërë *spoiler*.

@lissettecorona MY EYES ARE SWOLLEN YALL. I’ve read the book and watched the movie so i knew exactly what was to come but i was stilllllllll in pieces #oneday #onedayshow #onedaynetflix #onedaymovie ? Lilac Wine - Jeff Buckley