
“A star is born”, me të cilin Bradley Cooper bëri debutimin e parë regjisorial.
Një dramë muzikore, që përfshin yllin e muzikës country Jackson Maine përballë Ally-t, artistes që ëndërron të bëhet këngëtare në film.
Por, këngëtarja e “Mother monster” nuk ishte zgjedhja e vetme e tij për filmin. Duke folur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, Bradley zbuloi se kishte menduar edhe për Adele, që të interpretonte rolin e Ally-t në film.
“Ideja e artistit që nuk i ecën karriera, shkon jashtë vendit dhe takohet me këtë grua, por thjesht nuk funksionoi,” thotë Cooper për mundësinë e funksionimit të këtij skenari, nëse në lojë do të futej Adele.

Natyrisht, Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, u zgjodh në kastin e filmit, që solli më shumë se 436 milionë dollarë fitime në arkat globale. Të dy, Cooper dhe Gaga u nominuan në disa kategori në Oscar Awards 2019, duke përfshirë këngën më të mirë origjinale, të cilën Gaga e fitoi me kolonën zanore të filmit, "Shallow".

Adele, nga ana tjetër ka pasur vetëm një protagonizëm të vogël në sezonin e tretë të “Ugly Betty”, ndërsa në një intervistë për Vanity Fair ajo është shprehur se është e hapur për aktrim.
“Ka një film që dua të bëj, por personi që do e realizojë nuk është mendërisht i gatshëm të shkruajë skenarin për të,” tha ajo. “Ky është i vetmi rol që dua në kinema,” u shpreh Adele.
Bradley zbuloi gjithashtu se edhe Beyoncé ka qenë e interesuar për filmin gjatë xhirimeve, por më pas vendosi të largohej nga projekti.
"Ishte e pabesueshme," u shpreh ai. "Ne ecëm bashkë në këtë rrugë, por nuk funksionoi. Mbaj mend që isha shumë nervoz atëherë, ndoshta edhe kjo mund të ketë ndikuar në vendimin e këngëtares,” përfundoi Bradley.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Bustle