Social Buzz

Çfarë është “teoria e bukës së djegur” që ka pushtuar TikTok-un?

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2024

Çfarë është “teoria e bukës së
Getty | Sean Gladwell

TikTok-u na prezanton çdo ditë me risi dhe disa prej tyre, shkojnë përtej të qenit trend, sepse lidhen me një mënyrë të menduari. Thënë kjo, prej javësh po flitet shumë për “teorinë e bukës së djegur” (“burnt-toast theory”).

E shpjeguar thjesht, kjo teori përshkruan idenë se si një gjë aq e vogël sa buka e djegur mund të të ketë shpëtuar jetën ose të ketë sjellë një gjë të mirë pas.

Mbase vetëm fakti se u vonove 5 minuta për të pjekur një tjetër copë buke, të shpëtoi nga një aksident, ose ato 5 minuta mundësuan takimin tënd me një mik të vjetër, ose fillimin e një historie dashurie. Pra, një e keqe e vogël sjell të mira të mëdha, siç ndodh në shumë fusha të jetës.

@jazzybaby99 [BIG SIS SERIES] BURNT TOAST THEORY ??- everything happens for a reason, don’t let silly little inconveniences ruin your day.. stay unbothered queens ????‍?? #fyp #womenempowerment #bigsisteradvice #divinefeminine #divinetiming #girlsgirl #lifeadvice #selfhelp #selflove #acceptance ? original sound - JAZZY ??‍???

“Teoria e bukës së djegur” po përdoret si një metaforë për të treguar se një problem i vogël po të shmang probleme më të mëdha ose po të sjell të mira pa e kuptuar. Në TikTok, njerëzit po e përdorin këtë teori për të treguar historitë e tyre dhe për të kujtuar se gjithçka e keqe e ka një të mirë, thjesht duhet të besosh te procesi.

@julianruss.17

Minor inconveniences may serve a purpose

? Inspiration - Frozen Silence

Psikologët thonë se kjo teori mund të bëhet pjesë e jetës së secilit dhe besohet se ka aftësinë të japë kontribut të mirë, sepse mund të nxisë të menduarin në mënyrë pozitive edhe kur jeta të përball me sfida.

Artikuj të sugjeruar: