
Në pamje të parë, shpesh është e lehtë të dallosh se kur është koha që një çift të ndahet, por nuk është e qartë kur ky vendim duhet të merret, sidomos nëse jeni ju në mes të kësaj situate. Çdo marrëdhënie ka ditë të mira dhe të këqija, por ndonjëherë shqetësime të vogla apo komente të nxituara nga ana e partnerit, mund të kthehen në beteja të së nesërmes.
Nëse partneri ju thotë shprehje të vrazhda ose të turpshme, mos e injoroni mënyrën si ato ju bëjnë të ndiheni. Jini të vetëdijshëm se marrëdhëniet abuzive emocionale kthehen në lidhje toksike, nga të cilat duhet të merrni vendimin të largoheni përgjithmonë në emër të lumturisë vetjake.
Ndaj, vëmendje! Nëse partneri ju thotë këto gjëra, ky është momenti të largoheni pa e kthyer kokën pas!
#1 Ata tregohen të vrazhdë me të tjerët
#2 Tregohen të ashpër me pjesëtarët e familjes së tyre
#3 Ju ndalojnë që të shkoni diku
#4 Ju ndalojnë që të takoni miqtë apo të afërmit tuaj
#5 Ju shpjegojnë edhe mënyrën sesi të mendoni
#6 Sillen çuditshëm ndaj gënjeshtrave
#7 Ju ndalojnë të silleni në një mënyrë të caktuar
#8 Bëjnë komente mbi pamjen tuaj
#9 Ju flasin në emër, pa ju thënë kurrë fjalë të ëmbla
#10 Justifikohen gjithnjë duke thënë se faji është i juaji
#11 Ju kërcënojnë
#12 Bëjnë shaka pa kuptim
#13 Pretendojnë se kanë gjithmonë të drejtë
#14 Refuzojnë të flasin për të ardhmen
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Bustle