
Jennifer Lopez ka folur sërish për marrëdhënien me Ben Affleck dhe tregoi se pas fejesës që u dështoi në vitin 2004, as nuk e kishte fare në plan të rikthehej me aktorin. Këngëtarja tregoi në emisionin “Kyle and Jackie O Radio Show” se duhej të gjente veten kur dyshja u nda në 2004-ën.

“Unë u dashurova me dashurinë e jetës sime (më parë) dhe për ca arsye, duhet të rriteshim dhe të bënim gjëra të reja. Të dy vazhduam, kemi fëmijë me njerëz të tjerë dhe nga marrëdhënie të tjera, por unë mendoja se ajo (me Ben) ishte një dashuri e rrallë”.
J.Lo shtoi: “S’mund ta besoja dhe mendoj se njësoj ishte edhe për Ben. Nuk është diçka që e kishim planifikuar. Ne vërtet kishim vazhduar më tej me jetë tona, por kur u rilidhëm, ishte aq intense sa e kuptuam menjëherë (se duhet të ishim bashkë)”.

Lopez, 54 vjeç dhe Affleck, 51 vjeç, nisën të takoheshin në vitin 2002 dhe u fejuan në po të njëjtin vit. Gjithsesi, pasi shtynë dasmën, ata i dhanë fund marrëdhënies në vitin 2004. Lopez u martua me Marc Anthony në vitin 2004 dhe u bënë prindër të dy binjakëve, Max dhe Emma (16 vjeç). Më pas, u ndanë në vitin 2014.
Nga ana tjetër, Ben ishte i martuar me Jennifer Garner për 10 vite (2008-2018). Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Violet (18 vjeç) dhe Seraphina (15 vjeç).
Artikuj të sugjeruar: