Celebrity

Meghan dhe Harry ndryshojnë mbiemrin e fëmijëve dhe njerëzit kanë komente

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2024

Meghan dhe Harry ndryshojnë mbiemrin e fëmijëve dhe njerëzit
Alexi Lubomirski

Prince Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur që t’u japin fëmijëve të tyre si mbiemwr titujt mbretërorë Sussex. Lajmi është konfirmuar nga “Times of London”, të cilët nga burimeve të afërta me çiftin zbuluan se Princesha Lilibet dhe Princ Archie nuk do mbajnë mbiemrat Mountbatten-Windsors për të unifikuar familjen e tyre, por do quhen Sussex dhe vendimi është marrë që në maj të 2023-shit, kur Mbreti Charles u kurorëzua.

Meghan dhe Harry ndryshojnë mbiemrin e fëmijëve dhe njerëzit
Netflix

Sipas mediave, ky veprim i Meghan dhe Harry tregon se ata duan të respektojnë familjen mbretërore dhe me ardhjen në fron të Mbretit Charles të dy e konsiderojnë veten pjesë të mbretërisë.

“Ky është një moment krenarie dhe shumë i rëndësishëm për ta, sepse tregon unifikim”, u shprehën burimet.

Me publikimin e website-it që jep njoftime dhe tregon gjithçka për familjen u konfirmuan edhe titujt mbretërorë për të gjithë pjesëtarët.

Me publikimin e web-it të ri që ka si hyrje shkrimin: “Zyra e Prince Harry dhe Meghan, duka dhe dukesha e Sussex”, çifti u përball me kritika nga njerëzit sepse akoma gjykohen për largimin nga Anglia drejt Kalifornisë në përpjekje për distancim nga familja mbretërore, por nga ana tjetër, të dy vazhdojnë përdorin titujt mbretërorë.

Meghan dhe Harry ndryshojnë mbiemrin e fëmijëve dhe njerëzit
Website

"Ata as nuk kanë pse e përdorin mbiemrin. Ata na e tregojnë në çdo mënyrë që jane mbretërorë dhe me këtë veprim po tregojnë sa të pasigurt janë", u shpreh dikush në X.

Një tjetër tha: "Realiteti pas këtij web-i është i thjeshtë. Ata po tregojnë se janë një familje që nga koha kur u kurorëzua mbreti i ri. Është gjë e madhe për çdo familje që mbiemri të jetë unifikues."

Shumica e anglezëve mendojnë se ata nuk e zotërojnë të drejtën për t’u quajtur më dukë dhe dukeshë.

Artikuj të sugjeruar: