Flokët

Rita Ora heq dorë nga flokët e gjatë për t'iu bashkuar prerjes së famshme

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2024

Rita Ora heq dorë nga flokët e gjatë për t'iu bashkuar
FOTO: iStock

Duket se edhe ajo nuk i rezistoi dot tundimit të gocave të tjera të njohura për një ndryshim drastik në pamje! Këtë herë është radha e Rita Orës!

Vetëm pak orë përpara se të shkonte në studion e emisionit “Hoda& Jenna” që transmetohet në Today, këngëtarja mori vendimin për t’iu bashkuar trendit të flokëve bob të theksuar. Artistja e "Don't think twice", zbuloi përmes një videoje dhe disa fotove se kishte prerë drastikisht flokët në orën 7 të mëngjesit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Rita publikoi edhe disa detaje nga biseda me parukierin e saj, Dimitris Giannetos, përpara se të bënte prerjen e guximshme.

“Ai tha le t’i presim, ndryshojmë dhe pak ngjyrën dhe ja ku jemi,” tha ajo.

"Ndonjëherë duhet të heqësh dorë nga gjërat në jetë që nuk të shërbejnë," shkroi Ora në fotot me hashtagun #newchop.

“Prerje dhe ngjyrë e re për vajzën ikonike”, shkroi në Instagram, parukieri personal i Ritës.

Rita Ora heq dorë nga flokët e gjatë për t'iu bashkuar
FOTO: RitaOra/Instagram

Deri një ditë përpara vendimit, Rita kishte flokë goxha të gjatë me nuancë bionde të hapur dhe me fije.

Ne mendojmë se edhe ky model i shkon shumë Ritës! Po ju si thoni?

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Today