Khloé Kardashian është sërish shënjestra e komentuesve, të cilët e akuzojnë për editimin e fotove. Ndryshe nga ç’mund të mendosh, këtë herë nuk ka lidhje me fotot e saj, por me të maces.
Njerëzit panë fotot e maces, e cila mban një qafore rozë dhe menjëherë nisën të pretendonin se Khloé ka edituar tiparet e maces, për ta bërë atë të duket më *e bukur*. Sytë e maces shkëlqejnë, ndërsa një buzëqeshje vihet re në portretin e saj.
“Khloé Kardashian përdori Face Tune te macja”; “Në këtë pikë, është thjesht e sëmurë”; “As kafshët s’janë të sigurta”; “Në fillim editoi fotot e fëmijëve, tani të maceve, thjesht nuk ka limite”, ishin disa nga komentet.
Gjithsesi, të tjerë komentues i dolën në mbrojtje Khloé dhe theksuan se macja është racë Russian Blue, që njihet për sytë e saj që vezullojnë. “Nuk do surprizohesha nëse do e kishte edituar foton, por macja duket si Russian Blue, mace që shquhen për bukurinë e tyre, sigurisht, janë dhe shumë të shtrenjta”; “Kësaj lloj maceje nuk i duhen filtrat”; “Chartreuse dhe Russian Blue-t njihen për atë buzëqeshjen”, komentuan të tjerë përdorues të rrjeteve sociale.
Si duket në mace Russian Blue?
Me thënë të drejtën, duket fiks si fotoja që ka publikuar Khloé.
Khloé e bleu macen për vajzën e saj True në dhjetor të vitit 2021, pas ndarjes me Tristan Thompson.
Që prej asaj kohe, macja është bërë një anëtar i dashur i familjes dhe True, për ditëlindjen e saj të katërt e zgjodhi tematikën me mace, ndërsa për Halloween, së bashku me të ëmën, u veshën si mace.
Artikuj të sugjeruar: