Beje Vete

Për ju që keni Shën Valentin 365 ditë: Më thuaj ç’tip ka ai, të të them çfarë t’i blesh

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2024

Për ju që keni Shën Valentin 365 ditë: Më thuaj

Goca, mblidhuni këtu sepse është ajo koha e vitit – muaji i dashurisë dhe dilema e përvitshme për t’i gjetur atij dhuratën perfekte. Por mos u shqetësoni sepse ka një sekret dhe jemi gati ta ndajmë me ju: Deshifrimi i tipit të tij!

Pra, më thuaj çfarë lloj djaloshi keni dhe do t’ju tregojmë dhuratën e miratuar nga Kupidi.

Për ju që keni Shën Valentin 365 ditë: Më thuaj

Romeo Romantik: Nëse ai ju surprizon shpesh me darka me qirinj, shëtitje në plazh, surpriza të vockla apo dhurata të mirëmenduara, atëherë ai është një Romeo Romantik i certifikuar. Çfarë t’i blini? Ne ju sugjerojmë të printoni në një kornizë të këndshme pamjen e Hënës ditën kur u lidhët ose u takuat për herë të parë (e gjeni online). Sigurisht që ai do ta vlerësojë shumë.

Për ju që keni Shën Valentin 365 ditë: Më thuaj

Eksploruesi Aventurier: A ka bukuroshi juaj një dëshirë të madhe për aventura dhe emocione? Nëse po, mund ta surprizoni me një udhëtim dikur afër në fundjavë ose bileta avioni drejt një destinacioni që ai e mendon prej kohësh. Nëse keni buxhet të kufizuar, një çantë shpine është gjithashtu opsion i mirë.

Për ju që keni Shën Valentin 365 ditë: Më thuaj

Guru i Teknologjisë: Nëse personi juaj i zemrës nuk i reziston dot pajisjeve të fundit dhe lexon çdo përditësim për shpikjet dhe inovacionet, atëherë jeni lidhur me një Guru të Teknologjisë. Mund ta kënaqni me çdo aksesor teknologjik të kohëve të fundit. Nëse është duhanpirës, mund t’i blini edhe pajisjen me ngrohje IQOS, si një mënyrë moderne për të shijuar duhanin – me më pak toksina të dëmshme. Kështu kujdeseni për pasionin, por edhe për shëndetin e tij.

Për ju që keni Shën Valentin 365 ditë: Më thuaj

Chef-i i Kuzhinës: A pëlqen ai të gatuajë? A ka një shije të sofistikuar? Dhuratat për këtë djalosh janë të pafundshme, si për shembull: enë gatimi me cilësi të lartë; përbërës gourmet si vaji i tartufit, fijet e sahfranit ose erëza ekzotike; libër gatimi nga chef-i i preferuar; pllakë e personalizuar për prerjen e ushqimeve etj.

Për ju që keni Shën Valentin 365 ditë: Më thuaj

Për ju që keni Shën Valentin 365 ditë: Më thuaj

Mbreti i Komedisë: Nëse e qeshura është kolona zanore e marrëdhënies suaj, keni si partner një Mbret të Komedisë. Surprizojeni me bileta për një stand-up komedi, një shfaqje në teatër dhe nëse keni mundësi, mund t’i rezervoni bileta për shfaqjen e komedianit të preferuar. Djemtë që kanë humor preferojnë edhe dhuratat gazmore, si një filxhan të personalizuar me një shprehje që lidhet me karakterin e tij, të brendshme funny dhe çdo gjë tjetër që përshtatet me sensin e tij të humorit.

Për ju që keni Shën Valentin 365 ditë: Më thuaj

Doktori i Vetëshpallur: Nëse ai është i fiksuar me shëndetin, kini parasysh dhurata që lidhen me mirëqenien dhe një stil më të shëndetshëm jetese. Ne sugjerojmë për shembull: shportë me super ushqime (fara chia, quinoa, goji berries etj); blender me cilësi të lartë për të përmirësuar smoothie-t e tij; enë për përgatitjen e vakteve; dyshek për joga ose palestër; vajra esencialë si livando apo mente për aromaterapi. Nëse nuk po lë dot duhanin, mund t’i dhuroni pajisjen pa tym IQOS, që redukton toksinat e dëmshme.

Mos harroni, deshifrimi i tipit të tij është vetëm fillimi - magjia e vërtetë ndodh kur i tregoni se sa mirë e njihni dhe vlerësoni karakteristikat unike që e bëjnë atë që është.

-Artikull promocional