
Fëmijët që rriten nga prindër narcistë mund të përjetojnë probleme me kalimin e viteve. Kjo jo vetëm që ndikon në zhvillimin e tyre, por lë plagë emocionale edhe në moshë madhore.
Por, cilat janë shenjat që tregojnë se ju jeni një prind i tillë? Sipas terapistëve, ka disa flamuj të kuq që janë tregues se keni një prind narcisist.
#1 Mungesa e ndjeshmërisë
Narcistët nuk kanë lidhje me ndjeshmërinë, edhe kur bëhet fjalë për prindërit. Atyre nuk u intereson nëse jeni i/e zënë, nëse keni angazhime, ata duan reagim në çdo kohë.
#2 Kanë nevojë të vazhdueshme për admirim
Njerëzit narcisistë janë gjithë kohës për admirim dhe shpesh këtë e kërkojnë edhe nga fëmijët e tyre. Duke pritur që fëmijët të përmbushin standardet e tyre, këta prindër e konsiderojnë këtë si një formë përmbushjeje dhe admirimi.
#3 Manipulim përmes fajit
Nuk ka asnjë “udhëtim” më të sigurt për një narcisist se ndjenja e fajit. Prindërit narcistë mund të përfshihen në sjellje manipuluese, duke përdorur fajin ose detyrimin për të kontrolluar fëmijët e tyre si motive shpjeguese për çdo situatë.
#4 Ata nuk kërkojnë kurrë falje
“Më fal” nuk është në fjalorin e tyre! Shumicën e kohës, këta prindër nuk shohin apo vlerësojnë se kanë bërë diçka të gabuar, ndaj nuk e thonë kurrë këtë togfjalësh.
#5 Sjellje tepër kritike
Ata i japin më shumë atribute aftësie dhe inteligjence vetes së tyre, ndaj janë të prirur që t’u bëjnë më shumë kritika fëmijëve.
#6 Gjithçka është një garë
Prindërit dhe fëmijët duhet të jenë dhe të funksionojnë si një ekip. Por, nëse prindi juaj është një narcisist, ju do të jeni në një rivalitet të përjetshëm në çdo aspekt të jetës.
#7 Nuk kanë kufij
Kufijtë janë të vështirë për t'u vendosur dhe madje edhe për t'u ndjekur. Prindërit narcisistë janë shumë të fiksuar pas tyre dhe e kanë të vështirë t’i respektojnë ato në raport me fëmijët e tyre. Por, ndoshta harrojnë që kjo i bën fëmijët të ndihen të pasigurt dhe të pavlerësuar.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Parade