Celebrity

Brad Pitt është super i lumtur dhe arsyeja është bindëse

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2024

Brad Pitt është super i lumtur dhe arsyeja është
Getty

Brad Pitt nuk ka qenë prej kohësh kaq i lumtur sa tani me Ines de Ramon, e dashura e re, që tashmë po del me aktorin prej më shumë se 1 viti.

Burime për “People” kanë zbuluar se kjo lidhje po shkon drejt seriozes. “Që prej divorcit, Brad ka dalë me disa vajza, por asgjë nuk ka qenë serioze. Kjo është e para lidhje që po e merr seriozisht dhe është shumë i lumtur”, thonë burimet pranë aktorit.

Brad Pitt është super i lumtur dhe arsyeja është
Getty

“Me Ines, ai ka gjetur shkëndijën sërish dhe është kaq bukur ta shohësh të lumtur Brad, ai e meriton”, thonë më tej të njëjtat burime.

Brad Pitt është super i lumtur dhe arsyeja është
Getty

Sipas raportimeve, 34-vjeçarja dhe Pitt po jetojnë bashkë. Edhe pse kanë një diferencë prej më shumë se dy dekdash në moshë, çifti duket se janë të lumtur.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë përfolur për një lidhje prej vitit 2022 kur u fotografuan bashkë në një koncert. Asokohe, u zbulua se lidhja e tyre kishte pak muaj që kishte nisur në fshehtësi. Lidhja u zyrtariza me një dalje çift në tapetin e kuq në nëntor të 2023-shit.

Brad Pitt është super i lumtur dhe arsyeja është
Getty

Ines ka qenë e martuar me yllin e “Vampire Diaries” Paul Wesley nga 2019-a deri në 2022-shin.

Artikuj të sugjeruar: