Flokët

Mbaji flokët brenda veshjeve dhe na falendero më vonë

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2024

Mbaji flokët brenda veshjeve dhe na falendero më vonë
Getty

Mbase harron t’i sistemosh flokët para se të dalësh, mbase po ndjek trendin e fshehjes së gjatësisë, cilado qoftë arsyeja, ky gjest i vogël po kujdeset për flokët e tu.

Mbaji flokët brenda veshjeve dhe na falendero më vonë
Getty
Mbaji flokët brenda veshjeve dhe na falendero më vonë
Getty

Kur temperaturat bien, na vjen natyrshëm të mblidhemi sa më shumë dhe flokët sidomos kur janë të gjatë (poshtë supeve) vijnë në ndihmë.

Ai që nisi si trend në 2010-ën prej Phoebe Philo me fotot për Vogue France dhe më tej zaptoi sfilatat e Céline, u rikthye sërish në javën e modës në New York.

Mbaji flokët brenda veshjeve dhe na falendero më vonë
Getty

Por përtej rolit të rëndësishëm në sugjerimet e fundit të modës, kjo mënyrë e ndërthurjes së flokëve me veshjen, qenka e rëndësishme për t’i mbajtur flokët të shëndetshëm.

Mbaji flokët brenda veshjeve dhe na falendero më vonë
Getty

Ekspertët thonë se futja e flokëve në pallto, bluzë apo çfarëdo veshje tjetër, ndihmon në ruajtjen e tyre nga fërkimi, i cili është një nga faktorët më të rëndësishëm në këputjen e flokut. Gjithashtu, ndalon elektrizimin e flokëve dhe krijimin e majave dyshe, që është aq e vështirë t’i riparosh.

Mbaji flokët brenda veshjeve dhe na falendero më vonë
Getty

Herë tjetër, kur del jashtë në një ditë të ftohtë ose me shi, ndiqe këtë metodë të thjesht për të mbrojtur flokët e tu.

Mbaji flokët brenda veshjeve dhe na falendero më vonë
Getty

Artikuj të sugjeruar: